Ministria e Financave do të lë pa punë mjekët specializantë?!

ina-online
ina-online

20/12/2023

Deri në fund të dhjetorit qindra mjekë specializantë me participim privat do të mbeten pa punë. Kjo për shkak se do të përfundojnë specializimin në klinikat shtetërore prej ku edhe paguhen rreth 150 euro nën pagën mesatare, për punën që bëjnë, përcjell Alsat.

Ata nuk e kanë statusin e të punësuarit në klinika dhe nga ato pak para që marrin iu ndalet tatimi personal për 10%.

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti tha se janë duke zhvilluar bisedime intensive me Ministrinë e Financave për tu dhënë pëlqimin e pagave, për ti punësuar në spitalet rajonale ku ka mungesë të dukshme të specialistëve të ndryshëm, përndryshe do ti humbasin si kuadro të kualifikuar. Ai tha se po nuk futën në sistem menjëherë, shumica do të ikin jashtë shtetit.

“Specializantët privat, që marrin rreth 30 mijë denarë nga Ministria e Shëndetësisë, të cilët ishin të kyçur në kohën e kovidit në detyrë, duam që edhe këta ti punësojmë që të nesër mos të kemi migrim të mjekëve duke i punësuar në vendet e tyre të banimit, në spitalet rajonale ku kemi deficit. Dikush duhet të kryer 5-6 vjet specializim dhe në fund të lëshohet kot të shkoj në Perëndim, duke thënë lamtumirë se nuk kemi asnjë detyrim ndaj shtetit”, deklaroi Fatmir Mexhiti, Ministër i Shëndetësisë.

Nga Shoqata e mjekëve specializantë privat ngrenë alarmin që vet pushteti për po i lë doktorët e gatshëm specialistë, kuadër deficitar në vend, që të ikin jashtë shtetit me diplomat të çmuara.

Udhëheqësja e kësaj shoqate Aleksandra Georgieva, e cila edhe vetë është para specializimit, tha se këta doktorë të ri do të paguhen nga Fondi sigurimeve shëndetësor por ka një mos rregullimi ligjorë për këtë.

Gerogieva tha se aktualisht janë 600 specializant privat me status pezull, 90% e të cilëve kanë interesim të punësohen në Maqedoninë e Veriut, qoftë në spitalet publike apo në ato private me paga të majme.

Ministri Fatmir Besimi nëse për dy javë nëse nuk jep dritë jeshile,  klinikat dhe spitalet do të mbeten pa një gjeneratë të tërë të qindra mjekëve specialistë, të cilët mezi presin të emigrojnë jashtë.

Ministria e Financave ka mbajtur takim me Fondin Shëndetësor, por edhe nesër do të zhvillohet takim në nivel ministror, në mënyrë që në seancën e fundit për sivjet të Qeverisë që do të mbahet të martën, ky problem pritet të ketë një epilog. Po ashtu kur bëhet fjalë për sigurimin e pagave me vendim të përhershëm për personelin medicinal që janë me kontratë në vepër shteti tregohet dorë shtrënguar, prej ku Ministria e Financave nuk firmos pagat e tyre, ndërsa Ministria e Shëndetësisë nuk bën kompromis./

Adnan Qaili-Alsat

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

dokumente pasaporta

Qytetarët e Shkupit mund të kontrollojnë online nëse pasaporta e tyre është gati

termet

Tërmet në afërsi të Ulqinit

Talat Xhaferi

Xhaferi në Samitin e Investimeve për Ballkanin Perëndimor të BERZH-it

Izet Mexhiti

Mexhiti mesazh Grubit: S’jemi derivat i Dik Martit dhe shtëpive të verdha

Taravari Gostivar

Halil Snopçe u caktua kryetar i shtabit zgjedhor të degës së ASH në Gostivar

Arben Taravari3

Taravari: Maqedonia një herë ka zgjedhur president në Kuvend, pse mos ta bëjmë sërish!

bdi kryesia

BDI e vetme apo bashkë Selën në zgjedhje, në lojë edhe emra tjerë?!

levizja-besa

Lëvizja BESA zgjodhi shefin e shtabit zgjedhor (FOTO)

fatmirbytiqi

Bytyqi: Kjo qeveri është treguar me vepra e jo me fjalë

INFO

NA NDIQ