Ministria e Financave heshtë për hapjen e kazinos afër çerdhes në Tetovë – Prindërit paralajmërojnë protesta masive

Iliria News Agency
Iliria News Agency

16/02/2022

Ministria e Financave hesht për hapjen e kazinos afër çerdhes “Rinia” në Tetovë. Prindërit e fëmijëve, sektori civil dhe Komuna e Tetovës nga ana tjetër thonë se do të pengojnë hapjen e kazinos pranë institucionit parashkollor, shkruan Alsat.

“Fati i keq i yni është sepse një individ, një ministër, apo kushtimisht një deputet që zgjidhet me votat e popullit, e merr të drejtën të vendose në dëm të popullit. Sipas informatave që i kemi, lejen për punë e jep ministria e Financave dhe në këtë objekt është e dhënë nga Ministria e Financave. Ne si Lëvizje Antibixhoz, assesi nuk do lejojmë që të hapet dhe ne do përdorim çdo metodë, mënyrën e protestave, reagimeve në Qeveri dhe ministri që të mos lejohet kjo”, tha Xhemal Abdiu, Lëvizja Antibixhoz.

https://youtu.be/mHwBg1_11UE

Me reagim edhe Komuna e Tetovës. Kryetari i Këshillit Besar Durmishi thotë se do të kërkojnë që në propozim/ligjin e ri Komuna të ketë kompetenca lidhur me hapjen e kazinove dhe bastoreve.

“Komuna është e pafuqishme kundrejt këtij fenomeni që është duke ndodhur viteve të fundit. Edhe si parti politike, meqë Ligji tashmë ka kaluar në qeveri dhe do kalojë në parlament, deputetët tanë do kërkojnë që këto kërkesa që kemi si komunë t’i fusin dhe të arrijmë sa më shumë ta izolojmë këtë fenomen të shoqërisë tonë. Përmes deputetëve do e bllokojmë këtë duke kërkuar të plotësohet Ligji i ri edhe me ingerenca të komunës”, u shpreh Besar Durmishi, Komuna e Tetovës.

“Tentuam të marrim qëndrim edhe nga pronari i kazinosë për atë se kur dhe si ka marrë lejen për hapjen e këtij objekti, ndërkohë që Ligji është në diskutim e sipër, megjithatë, hasëm në dyer të mbyllura”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani.

Pr/ligji për lojërat e fatit i cili ndalon hapjen e kazinove dhe bastorave në afërsi të institucioneve arsimore dhe publike zvarritet prej kohësh. Ndërkaq, ky është rasti i dytë që në Tetovë, po hapen kazino në afërsi të objekteve shkollore. E para ishte ajo tek Universiteti i Tetovës, e cila u bllokua përmes protestave./Alsat

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

qeveria kosoves prishtine

Sot ditë zie në Kosovë në kujtim të vajzave dhe grave të vrara

ikja

Të dhënat e trishta/ Të rinjtë po ikin në emigracion, të moshuarit punojnë

Arben Taravari

Taravari uron Kosovën për votimin në Asamblenë e KiE: Gjithmonë me Kosovën tonë

qeveria-750x430

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Ali Ahmeti tubim

Ahmeti: “Ju thash, ma jepni shpatën dhe ju më besuat e unë nuk ju zhgënjeva”

Protesta_Mjeket

Qeveria mori vendim për specializantët

06eb15d2-4c29-4428-829f-782a34419ce7

Kasami nga Dibra: Do të investojmë në zhvillimin e vendit, do të mbështesim rininë dhe kthimin e mërgatës

FB_IMG_1713299161129

Taravari: Na tronditi lajmi për vdekjen e mërgimtarit tonë Taip Fidani në Sarajevë

Afrim Gashi

Gashi nga Dibra: BDI ka zgjedhur ta shajë Rusinë, për t’i ikur kritikës për hajninë

INFO

NA NDIQ