Ministria e Financave ka edhe këtë arsyetim për rritjen e tatimit në pronë

Picture of designer@fetishimedia.ch

25/01/2023

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, e udhëhequr nga Hekuran Murati, ka bërë rivlerësim të pronave, fatura e të cilave tronditi opinionin vendor. Tashmë tatimi në pronë është bërë debati më i ri në vend.

Ndonëse Ministria e Financave deklaroi se shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat, ajo e Prishtinës mohoi një gjë të tillë. Siç thuhet në njoftimin e tyre, autoriteti kompetent për zbatimin e procedurës së vlerësimit është Ministria e Financave.

Kush në të vërtetë e bëri vlerësimin për tatim në pronë?

Ministria e Financave ka edhe një arsyetim për rritjen e tatimit në pronë. Ata thonë se janë bërë anketa me qytetarë.

Në “Raportin mbi vlerësimin e përgjithshëm për prona rezidenciale” thuhet se gjatë procesit të vlerësimit janë bërë anketa me qytetarë lokalë.

Megjithëse thuhet se kanë bërë anketa me qytetarët, nuk dihet nëse është realizuar një gjë e tillë, pasi ankesat nga qytetarët për rritje të tatimit janë të shumta.
Përveç qytetarëve, shumë figura publike reaguan për rritjen e tatimit në pronë.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, reagoi ndaj rritjes së tatimit në pronë, për çka tha se “me gjasë do të rriten të hyrat e shtetit, paralelisht me përshpejtimit e zbrazjes së Kosovës”.

“Hipokrizia e Kurtit – Premtoi konfiskimin e pasurisë së oligarkëve, rivlerëson pronat e popullit”, shkroi ai.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se fatura e tatimit në pronë për vitin 2023, “është shumëfishuar me ndërhyrjen e Ministrisë së Financave”.

“Ky veprim është edhe një goditje ndaj financave të qytetarëve. Me dhunë e përmes ligjit, financat e qytetarëve po barten nga xhepi i tyre në arkën e shtetit dhe në fund as nuk shpenzohet buxheti dhe as nuk mbështetet qytetari i Kosovës”, shkroi Haradinaj.

Në lidhje me tentim-fajësimin e komunave nga ana e kastës së pushtetit, ka reaguar edhe Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Kjo, tha ai, sepse ka pranuar shqetësime të arsyeshme nga qytetarët në lidhje me çmimet e tatimit në pronë.

“Bazuar në dispozitat e Ligjit në fuqi për Tatimin në Pronën e Paluajtshme (neni 17 i Ligjit nr. 06/005 dhe UA MF-Nr. 08/2019) Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është autoriteti kompetent për vlerësimin e pronave, ndërsa Kryeqyteti sipas të njejtit Ligj, cakton përqindjen e tatimit në pronë në bazë të vlerësimit të Ministrisë”, shkroi ai.

“Kryeqyteti e ka caktuar përqindjen më të ulët të mundshme të tatimit në pronë. Norma më e ulët e lejuar është 0.15% e shumës së përcaktuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve”.

“Kryeqyteti e ka caktuar përqindjen më të ulët të mundshme të tatimit në pronë. Norma më e ulët e lejuar është 0.15% e shumës së përcaktuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve”, përfundoi Përparim Rama.

TË FUNDIT

Bajrami : Nuk është e vërtetë se të dyshuarin për zjarrvënie të veturës sime dhe veturave tjera e kam familjarë

Kualiteti i karburanteve nën llupë, do të ashpërsohen kontrollet në Maqedoni

Nazif Destani shqiptari më i pasur në botë, e thotë Chat GPT, pas tij, Zamir Mane dhe Behgjet Pacolli

IGFM: Maqedonia e Veriut vazhdon të përballet me kriza ndër-etnike dhe institucionale, nevojitet ndërhyrje urgjente

Fetai: Do ta rikthejmë besimin e qytetarëve në gjyqësor

Presidenti Begaj dekreton datën e zgjedhjeve parlamentare, do të mbahen më 11 maj 2025

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË