Ministria e Jashtme me apel te qytetarët e RMV-së: Largohuni sa më parë nga Siria

Picture of Ina Online
Ina Online

08/12/2024

Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Siri, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që ndodhen në këtë vend që në rastin e parë të mundshëm të largohen nga atje, transmeton FaktiDitor.ch
Ministria e Jashtme gjithashtu apeloi që të shtyhen të gjitha udhëtimet në këtë vend.

“Ekziston mundësia e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës, dhe rrjedhimisht e zvogëlimit të mundësive për largim me kohë nga Siria”, thotë Ministria e Jashtme.

Ministria ka vënë në dispozicion linjën SOS, qytetarët mund të drejtohen në numrin +389 75 268 736 dhe në email adresën [email protected].

Ndryshe, kryengritësit sirianë kanë mbërritur në periferi të Damaskut në kuadrin e një ofensive që po përparon me shpejtësi, gjatë së cilës ata kanë marrë nën kontroll disa nga qytetet më të mëdha të Sirisë. Ushtria siriane u tërhoq nga pjesa më e madhe e Sirisë jugore të shtunën, duke lënë më shumë zona të vendit. Përparimet e shpejta nga kryengritësit janë një goditje e rëndë dhe e papritur për presidentin e Sirisë Bashar al-Assad.

Ofensiva e befasishme filloi më 27 nëntor nën drejtimin e grupit xhihadist Hayat Tahrir al-Sham, ose HTS, gjatë së cilës persona të armatosur pushtuan qytetin verior të Aleppos, më i madhi i Sirisë, dhe qytetin qendror Hama, qyteti i katërt më i madh i vendit.

Grupi e ka origjinën tek Al-Kaida dhe konsiderohet një organizatë terroriste nga SHBA dhe Kombet e Bashkuara. Udhëheqësi i tij Abu Mohammed al-Golani i tha CNN në një intervistë ekskluzive të enjten nga Siria se qëllimi i ofensivës është të përmbysë qeverinë e al-Assadit.

TË FUNDIT

Kurti: Për mbrojtje nga Serbia, e kemi ushtrinë tonë dhe komandantin Bashkin Jashari (video)

Ramush Haradinaj zhvillon takim me Richard Grenell në SHBA, jep detaje nga biseda mes tyre

“TikTok” rikthehet për përdoruesit amerikanë, pas ndërhyrjes së Trump

Komunat nisin procedurat, Qeveria ndau 100 milionë euro

Ndërron jetë 17-vjeçari nga Shkupi që u godit nga rryma!

Luizi publikon këngën e re: A ke zemër

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË