Ministria e Kulturës konfirmon dislokimin e Bibliotekës së Tetovës, por thotë se do të plotësohen kushtet

Picture of INA
INA

08/08/2023

Në këto hapësira pritet të dislokohet biblioteka e Tetovës. Nga hapësira me 156 metra katror sa ka aktualisht, në këto klasë me 145 metra katror nuk ka as ventilim të ajrit, disa klasa madje pa dritare dhe pa tualet. Të punësuarit në bibliotekë thonë se dislokimi në këto klasa të ngushta nuk i plotëson kushtet elementare.

“Kjo hapësirë më shumë se 2.5 metra nuk ka, dhe do vjen deri tek bllokimi i ajrit edhe për punëtorët edhe për librat. Ministria meqë tashmë e ka këtë plan, është mirë të bëj një ekip dhe të vit ë na vizitoj dhe të bëj një projekt nëse i plotëson kushtet që ne ë transferohemi. Ne nuk jemi kundër transferimit që do ta bëj ministria, por le të jenë kushtet nëse jo më të mira, sikur ato që i kemi. Ligji për biblioteka ka rregullore se si duhet mbajtur librat në raft dhe sa duhet të ketë qarkullim ajri, sepse verës është nxehtë e dimrit ftohtë që punëtorët të mos marrin sëmundje prej aromës së librave. Kudo në botë bibliotekat janë në vende të veçanta jo bashkë me punëtorët. Ne jemi të vetmit në Maqedoni që punojnë në hapësira të hapura ku e kemi edhe depon edhe librat, edhe shtypi ditor krejt në një. Ajo na ka shkatërruar shëndetin dhe e dimë ne se çka kemi heq në këto kushte,” tha Mahi Murtezani, i punësuar.

Halli i punëtorëve nuk është vetëm salla ku mbahen librat dhe ku bëhet madje edhe katalogizimi, por edhe mungesa e rafteve për mbi 50 mijë libra si dhe depoja për ruajtjen e tyre.

“Në këtë gjendje, të pluhurosura, duke u shkatërruar si nga drita, po ashtu edhe nga lagështia, po mbahen mbi 50.000 kopje librash të bibliotekës së Tetovës, nëpër qoshet e shtëpisë së kulturës, por edhe në bodrumin e saj,” Bashkim Sulejmani, Gazetar.

Javë më parë ka mbajtur mbledhje edhe këshilli drejtues i bibliotekës së Tetovës, të cilët njëzëri e kanë refuzuar kërkesën e Ministrisë së Kulturës për dislokimin e bibliotekës nëpër këto hapësira të ngushta. Por nga Ministria thanë për Alsat se dislokimi i mundshëm i bibliotekës, do të bëhet për të siguruar më shumë hapësire dhe kushte më të mira, që realisht nuk duket se ku është ajo hapësire më e madhe dhe ato kushte më të mira. Sipas drejtuesve të Shtëpisë së kulturës në Tetovë, në shkrimin e ministrisë së kulturës, thuhet se, në këto zyra ku aktualisht është biblioteka e Tetovës, do të vendoset zyra e delegacionit të BE-së. /alsat.mk

TË FUNDIT
6 orë
Ariu mbyti dhe i ngrëni disa dele në Raven të Gostivarit
6 orë
“Mendimi i lirë nuk bie ndesh me Kushtetutën”, Presidentja e RMV mbron emrin “Maqedoni” para ministrit grek: Kam të drejtë të shprehem
8 orë
Lëvizja BESA vendosi për ministrat dhe zvministrin
8 orë
Gashi takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani
10 orë
Tetovë, mosmarrëveshje mes myftineve për kurbanet

ME TE LEXUARA

14 orë
Parlamenti me 5 nënkryetarë, 3 prej tyre u votuan sot
21 orë
Kuvend, seancë për zgjedhjen e nënkryetarëve dhe formimin e trupave punues
18 orë
Begaj takohet me Afrim Gashin: Rrugën e bashkëpunimit tonë nga dy korsi do ta bëjmë me katër të tilla
11 orë
Server: Nuk zbutet Vuçiqi që ka pasur mentor Millosheviçin/ Ja pse përmend “Serbinë e madhe”
21 orë
Gashi takon sot Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj
18 orë
Në Kumanovë në maj janë regjistruar mbi 900 nxënës në klasën e parë
11 orë
Jeton Shaqiri tregon se çka ka nënshktuar për Universitetin Ndërkombëtar të Strugës
21 orë
Moti me diell dhe shumë i ngrohtë, temperatura deri në 38 gradë

LEXO MË SHUMË

ariu

Ariu mbyti dhe i ngrëni disa dele në Raven të Gostivarit

IMG_2967

“Mendimi i lirë nuk bie ndesh me Kushtetutën”, Presidentja e RMV mbron emrin “Maqedoni” para ministrit grek: Kam të drejtë të shprehem

IMG_2962

Lëvizja BESA vendosi për ministrat dhe zvministrin

IMG_2961

Gashi takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani

kurban dashi

Tetovë, mosmarrëveshje mes myftineve për kurbanet

kuvendi parlamenti

Ligji për Vetqeverisjen Lokale/ Fronti Evropian dhe LSDM-ja nuk mbështesin ndryshimet e ligjit!

partite kosove

Anketa e NDI në Kosovë: VV prinë, por ja si radhiten partitë e tjera

uns struge jeton shaqiri merko

Jeton Shaqiri tregon se çka ka nënshktuar për Universitetin Ndërkombëtar të Strugës

server

Server: Nuk zbutet Vuçiqi që ka pasur mentor Millosheviçin/ Ja pse përmend “Serbinë e madhe”

INFO

NA NDIQ