Ministria e Kulturës: Më 5 maj fillojnë aktivitetet dhe hulumtimet sistematike arkeologjike në dy lokacione të lokalitetit Skupi

Nga data 5 maj, fillojnë aktivitetet lidhur me mirëmbajtjen aktuale dhe hulumtimet sistematike arkeologjike në dy lokacione të lokalitetit Skupi, një nga vend-gjetjet më të mëdha dhe më të vlefshme arkeologjike nga periudha romake dhe antike të vonë tek ne, njoftojnë nga Ministria e Kulturës.

Gjithashtu, siç njoftojnë nga kjo Ministri, do të fillojë mbrojtja/konservimi i drejtpërdrejtë dhe i menjëhershëm i disa prej gjetjeve të luajtshme arkeologjike nga lokaliteti Skupi. Këto projekte janë të parapara në Programin vjetor për financimin e projekteve me interes nacional në sferën e veprimtarisë së muzeut dhe mbrojtjen e trashëgimisë së patundshme të Ministrisë së Kulturë, ndërsa do ti realizojnë ekipe të ekspertëve të Muzeut të Qytetit të Shkupit.

“Nën drejtim të Dr. Marina Onçevska – Todorovska,arkeologe dhe kurator këshilltare, do të realizohet projekti: Skupi –një kompleks i madh termik dhe një bazilikë e madhe e hershme krishtere me shesh brenda saj (Skupi kompleks termik dhe bazilikë me shesh brenda saj), projekt i cili parasheh hulumtim arkeologjik të bërthamës qendrore të qytetit, në një hapësirë nga një lagje e qytetit në të cilin janë të vendosura dy objekte të mëdha-Terma e perandorisë romake dhe bazilika e hershme krishtere me shesh brenda saj”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Kulturës.