Ministria e Kulturës zbardh shkeljet e drejtorit të saposhkarkuar, Shkodran Tolaj

Picture of INA
INA

12/09/2024

Ministria e Kulturës zbardh disa prej shkeljeve që Shkodran Tolaj, i saposhkarkuar nga posti i drejtorit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqiptare (AKVSH) ka kryer gjatë ushtrimit të detyrës së tij. Sipas zv/ministrit të kulturës Sedat Suljemani, të paktën tre shkelje numërohen në kurriz të institucionit nga Tolaj, të cilat kanë rezultuar në prova të mjaftueshme për shkarkimin e tij.

“Në bazë të ankesave të të punësuarve në ansambël, menjëherë filluam hetimin dhe dërguam inspektoratin tek Ansambli dhe Inspektorati gjeti disa shkelje ligjore të cilat penalizohen me shkarkim. Drejtori në fjalë ka keqpërdorur edhe buxhetin e Ansamblit për diku rreth 200 mijë denarë, i ka destinuar pa lejen e Ministrisë së Kulturës që penalizohet me shkarkim. Nuk ka bërë ri-audicion. D.m.th ansambli merr pëlqim 5-vjeçar nga Ministria e Financave ndërsa drejtori e ka obligim ligjor që në çdo tre vjet të bëjë ri-audicion. Këtë së ka bërë drejtori. Dhe kjo është një shkelje që penalizohet me shkarkim, ndërsa shkelja e tretë ka qenë se nuk ka dërguar raport për gjysmë vjetorin e dytë të vitit 2023”, deklaroi Sedat Sulejmani – Zv. Ministër i Kulturës.

Sa i përket kërcënimeve dhe videove në rrjetet sociale, ku Tolaj në mënyrë personale iu bënte mobing të punësuarve të Ansamblit, zv ministri i Kulturës Sulejmani tha se kjo çështje është në dorë të autoriteteve të Ministria e Punëve të Brendshme.

Për çështjen e 33 punonjësve të ansamblit, të cilët mbetën në rrugë pas disa vitesh punë, për shkak të skadimit të kontratave, zëvendësministri Sulejmani tha se pritet që së shpejti të hapet konkurs për ta, por edhe të tjerë që mund të gjejnë veten dhe të konkurrojnë. Pas shkarkimit të drejtorit të deritanishëm Shkodran Tolaj, në këtë detyrë është caktuar ushtrues detyre Shkelqim Jahiu i cili do ta udhëheq ansamblin deri në zgjedhjen e drejtorit të ri të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqipe. Tolaj, në shkrimet e tij në FB, thoshte se ishte i pritshëm epilogu për të, ndërsa inspektimin e quante si arbitrar. Shkodran Tolaj, edhe vite më parë ishte gjetur me shkelje dhe keqpërdorime, të cilat i zbuloi edhe televizioni ynë ALSAT. Por, asokohe, Ministria e Kulturës i dha atij mundësi t’i korrigjonte shkeljet, duke kaluar pa ndëshkime. Jo vetëm kaq, por Tolaj ironizonte ALSAT, me statusin: “Iu fajkën dritat” duke parë në prapavijë selinë e televizionit. /Alsat.mk

TË FUNDIT
3 minuta
Banka Botërore: Maqedonia e Veriut duhet të investojë 6,4 miliardë dollarë për rezistencë më të madhe ndaj ndryshimeve klimatike
5 minuta
Alban Maliqi emërohet Konsull Nderi i Meksikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut
1 orë
Identifikohet personi i cili dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme në bodrumin e Komunës së Tetovës
1 orë
Bojkotohet mësimi në fshatin Moranë të Shkupit, kërkohet pavarësimi i shkollës fillore “Naim Frashëri”
1 orë
MEPSO: Në panik të madh, BDI-ja tanimë ka filluar të sulmojë kuadrot e Ziadin Selës

ME TE LEXUARA

3 orë
Mickoski me nderime të larta shtetërore priti homologun serb, Millosh Vuçeviq
1 ditë
Shkupi me disa rrugë të bllokuara – shkaku mbajtja e maratonës së vrapimit
5 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
3 orë
Priten raportet për vdekjen e foshnjës, LSDM-ja kërkon përgjegjësi
1 ditë
Udhëheqësia e FC Strugës sulmohet në ndeshjen kundër Vardarit /FOTO
5 orë
Daravellski, ish-shefi i doganës dikur i dënuar për kriminalitet, rikthehet aksionar dhe pronar biznesesh
3 orë
“Balancuesi”, Gjykata Kushtetuese të mërkurën do të marrë vendim përfundimtar

LEXO MË SHUMË

izet

Banka Botërore: Maqedonia e Veriut duhet të investojë 6,4 miliardë dollarë për rezistencë më të madhe ndaj ndryshimeve klimatike

alban-maliqi-

Alban Maliqi emërohet Konsull Nderi i Meksikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Zjarri_KOmuna_Tetove-780x470

Identifikohet personi i cili dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme në bodrumin e Komunës së Tetovës

moran shkolla

Bojkotohet mësimi në fshatin Moranë të Shkupit, kërkohet pavarësimi i shkollës fillore “Naim Frashëri”

mepso

MEPSO: Në panik të madh, BDI-ja tanimë ka filluar të sulmojë kuadrot e Ziadin Selës

kasami meidani

Kasami dhe Meidani shpërndanë abetaren e unifikuar

Nazmi Dauti

Zj’arri në objekt të Komunës së Tetovës, Dauti: Nuk kemi konstatuar ende se cili material është djegur dhe çfarë është ende ekzistues

Mickoski_Vuceviq-780x470

Asnjë nga ministrat e VLEN-it nuk e pret kryeministrin serb, i cili po qëndron në Shkup

gjykata kushtetuese

“Balancuesi”, Gjykata Kushtetuese të mërkurën do të marrë vendim përfundimtar

INFO

NA NDIQ