Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i cilëson si të pabaza reagimet dhe kundërshtimet e Kishës Ortodokse ndaj Ligjit për Barazi Gjinore

INA
INA

29 Qershor, 2023

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale pretendon se reagimet në opinion, përkatësisht nga Kisha Ortodokse Maqedonase kundër propozim-Ligjit për Barazi Gjinore nuk kanë bazë.

Sipas ministres, Jovanka Trençevska kisha reagon në mungesë të informacionit dhe njohurisë së përmbajtjes së propozimit. Sipas saj zgjidhja ligjore për Barazi Gjinore dhe Ligji për Evidencën Amë janë dy ligje të ndryshme që nuk kryqëzohen njëri me tjetrin.

“E vërteta e Ligjit për Barazi Gjinore është se avancon përpjekjet e gruas në çdo FUSHË të shoqërisë. Në këtë zgjidhje ligjore nuk trajtohet ndryshimi gjinisë dhe martesat mes gjinive të njëjta, por vetëm përmirësimi i angazhimit të grave dhe mundësive të barabarta mes grave dhe burrave”, deklaroi Jovanka Tençevska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Lidhur me protestën e Kishës Ortodokse Maqedonase, Trençevska thotë se e drejta e protestës nuk duhet mohuar, por e vërteta duhet thënë ashtu siç është.

“Si njeri që kam luftuar për liritë dhe të drejtat e njeriut, nuk mund të them se protesta nuk duhet mbajtur, protesta është e drejtë legjitime e çdo kujt, por e drejtë legjitime është që e vërteta të thuhet për dy ligjet ashtu siç është”, tha Jovanka Tençevska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Kisha kundërshton dispozitat ligjore të cilat individit i mundësojnë ndryshimin e gjinisë në aspekt juridik, gjë që sipas tyre i hap rrugën martesës mes gjinive të njëjta në aspektin juridik formal. Pas reagimit të klerikëve, Qeveria vendosi ta tërheq ligjin nga procedura, duke kërkuar mirëkuptimin për debat më të gjerë dhe proces konsultativ. Ligji për Evidencën Amë ishte në procedurë parlamentare edhe vitin e kaluar, por u tërhoq nga procedura pas prononcimit të partive politike se nuk e mbështesin zgjidhjen ligjore. /Alsat

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

oliver spasovski

Spasovski: Ligji për amnisti nuk zgjidh problemin e burgjeve

shkup

Publikohet lista e vendeve më të sigurta në botë, Maqedonia e Veriut në vendin e 38-të

nenad-canak-1130x635

Sulmi terrorist në veri, Çanak: Inteligjenca perëndimore e dinte, kurthi për Vuçiçin

pasaporta-e-kosoves-800x460-1

Ambasada Gjermane: Kush ka pasaportë të Kosovës, nga 1 janari lëvizë pa viza në zonën Shengen

Petar-Boskovic

Ish-kreu i ministrisë serbe të mbrojtjes: Policia e Kosovës ka treguar se nuk janë mizorë

Ganimete Musliu-600x3601696240829

Musliu: Serbia po ndërton bazë ushtarake afër kufirit me Kosovën

Radojcic vilat pasuria

Luksi dhe fitimet e mëdha: Sa kushton vila e Radoiçiqit dhe si u pasurua kaq shumë ky njeri?

policia-714x420

MPB: Është arrestuar 23-vjeçari, u kap me 320 litra alkool të padeklaruar

evn-fatura

Është rritur çmimi i energjisë elektrike në RMV, ESHS: Çmimi mesatar është 6.737 denarë për një kilovat orë

INFO

NA NDIQ