Ministria për Pakicat në Mal të Zi: Shqiptarët përdorin gjuhën dhe alfabetin e tyre

0
Foto: Ilustrim

Me Kushtetutën e Malit të Zi dhe me Ligjin Mbi të Drejtat dhe Liritë e Popujve Pakicë përfaqësuesve të popujve pakicë është dhënë e drejta e përdorimit të gjuhës dhe alfabetit të tyre. Me ndryshimet dhe plotësimet e fundit të ligjit të përmendur u përcaktua që në komunat në të cilët përfaqësuesit e popujve pakicë dhe të komuniteteve tjera të pakicave nacionale përbëjnë shumicën ose pesë për qind të popullsisë, sipas rezultateve të dy regjistrimeve të fundit të popullsisë, në përdorim zyrtar është edhe gjuha e këtyre komuniteteve nacionale.survey

Në Raportin për zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve pakicë dhe të komuniteteve tjera të pakicave nacionale nga viti 2018, të cilin e hartoi Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, thuhet se “Ministria e Punëve të Brendshme, në pajtim me kapacitetet administrative dhe kadrovike, vëmendje të veçantë i kushton mbrojtjes së përfaqësuesve të pakicave”.

Sipas të dhënave të MPB-së, në periudhën prej më 01.01., duke përfunduar me 31.12.2018, të dhënat në letër njoftim në 1.173 raste të shtetasve të Malit të Zi janë shkruar në gjuhën shqipe, gjersa të dhënat për emrat dhe mbiemrat janë vendosur në pasaportë në gjuhën shqipe për 1.481 shtetas, me kërkesë të tyre.

Shtohet se emri personal i përfaqësuesit të popullit pakicë ose të komunitetit tjera të pakicave nacionale regjistrohet në regjistrat amëz në gjuhën dhe alfabetin e tyre, si dhe që certifikatat dhe vërtetimet nga regjistrat amëz për përfaqësuesit e pakicave po ashtu lëshohen në gjuhën dhe alfabetin e tyre, në pajtim me ligjin.19506176-vector-name-tag-for-id-human-user-member-illustration“Me qëllim të transparencës dhe të respektimit të të drejtave të njeriut të personave të mbajtur në Drejtorinë e Policisë, çdo personi të mbajtur i jepet “Fleta informative për personin e mbajtur”, e cila është botuar edhe në gjuhën shqipe, e në të cilën ceken të drejtat e personit të mbajtur”, thuhet në Raport dhe theksohet se “vitin e kaluar policia ka shtyp 200.000 copë fletushka edukative promocionale në gjuhën malazeze dhe shqipe të cilët i janë shpërndarë turistëve – shoferëve të automjeteve, në pikat kufitare, gjatë hyrjes në Mal të Zi”.

Publikimi i këtij teksti është pjesë e projektit „Gjuha ime – gjuhë e barabartë“ të cilin e realizon OJQ „Horizonti i Ri“ në partneritet me OJQ „UL info“. Projekti mbështetet nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Minoriteteve e Malit të Zi, në kuadër të Programit për zhvillimin dhe avancimin e të drejtave të popujve pakicë dhe bashkësive tjera etnike. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi vetëm e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk paraqet qëndrimet e donatorit.