Ministrja Bozhinovska do të marrë pjesë në Samitin Energjetik në Athinë

Picture of INA
INA

05/02/2025

Siguria energjetike, ndryshimet klimatike dhe tranzicioni drejt ekonomisë më të qëndrueshme do të jenë në fokus së Samitit të 14-t energjetik (Athens Energy Summit) që sot do të mbahet në Athinë, ndërsa në të cilin merr pjesë edhe ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Ministrja Bozhinovska bashkë me homologët e saj nga Greqia dhe Qiproja, Teodoros Skilakakis dhe Jorgos Papanastasiu do të diskutojnë në panelin kushtuar “Lojës së madhe energjetike: Gjeopolitika dhe tregu global i energjisë”.

“Me rastin e konferencës, ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale e Maqedonisë së Veriut, Sanja Bozhinovska dhe ministri i Energjetikës, Tregtisë dhe Industrisë së Qipros, Jorgos Papanastasiou, do të jenë në Athinë dhe do të marrin pjesë në konferencë me ministrin e Mjedisit dhe ministrit të Energjetikës Teodoros Skilakakis dhe zëvendësministren e Energjisë dhe Mjedisit, Aleksandradu Sduku. Në forum do të diskutohen sfidat dhe mundësitë në sektorin e energjisë, me theks në bashkëpunimin rajonal, ndërlidhjet energjetike dhe kalimin në energji të pastër”, njoftuan organizatorët e Samitit.

Samiti Energjetik (Athens Energy Summit) mbahet për të 14-ën herë, tradicionalisht bashkon funksionarë udhëheqës dhe përfaqësues të industrisë energjetike, duke siguruar mundësi për dialog strategjik për të ardhmen e energjisë në rajonin më të gjerë.

TË FUNDIT

Basha: Buzhala e Petrit Selimi e dirigjojnë komplet opozitën

Qoku: Të korruptuarit e të pandershmit sa lehtë i bashkon ligësia

Haradinaj: Rezultatet akoma s’po dihen, institucionet e drejtësisë të veprojnë

Sherifi nga Nisma: Ja kush do të doja të jetë kryeministër i ri dhe…

Qeveria kufizon marzhet në tregtinë me pakicë dhe me shumicë

Real Madrid publikon formacionin zyrtar për super ndeshjen ndaj Manchester City

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË