Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë u deklarua pro Ukrainës, reagon ambasada ruse

Picture of designer@fetishimedia.ch

26/01/2022

Ambasada ruse në Shkup ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska që ishte pro Ukrainës, në rast të ndonjë invazioni rus.

Ministrja Petrovska po ashtu u deklarua për përfshirjen e mundshme të armatës së Maqedonisë së Veriut në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës nëse NATO kërkon një gjë të tillë. Ambasadës ruse theksoi se një deklaratë e tillë e ministres është befasi.

“Rusia asnjëherë nuk ka kërcënuar popullin ukrainas dhe nuk ka për qëllim të ndërmerr veprime agresive. Me fjalë të tjera, ne nuk do të sulmojmë, pushtojmë se godasim Ukrainën. Sa i përket forcave ruse të armatosura, ata po lëvizin në territor të tyre dhe kanë të drejtë të bëjnë një gjë të tillë”, nënvizohet në reagimin e Ambasadës së Rusisë në Shkup.

Petrovska deklaroi ditë më parë se nëse NATO kërkon që armata e Maqedonisë të përfshihet në konflikt të mundshëm në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës, kjo mund të ndodhë, por vetëm nëse ka pëlqim nga qeveria dhe presidenti.

“Institucionet tona po ndjekin zhvillimet në dhe rreth Ukrainës në lidhje me vendosjen e forcave të armatosura nga Federata Ruse përgjatë kufirit”, tha ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska, duke shtuar se vendi mbështet përpjekjet e NATO-s dhe OSBE-së për tejkalimin e situatës së tensionuar.

“Vendosja e forcave të armatosura nga Rusia është një akt provokues dhe destabilizues që ul sigurinë e kontinentit evropian,” tha Petrovska, duke shtuar se stabiliteti i Evropës duhet të jetë qëllimi i të gjithëve. Ministrja e Mbrojtjes informoi se Qeveria dhe institucionet përkatëse janë në koordinim të plotë për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë. (INA)

TË FUNDIT

Hithra e kuqe: Një Thesar i Fshehur me Vlera Mjekësore dhe Praktike

Rozana përlotet teksa po thante flokët, Egli qëndron pranë saj

Tragjedi në rrugën Kërçovë-Gostivar, 3 të vd’ekur dhe 8 të lënduar në një ak’sident komunikacioni

Valbon Limani pret në takim Burim Dautin, gostivarasin që u zgjodh këshilltarë Ternitzit të Austrisë

Dimitrovski: Aleancat e reja ushtarake në Ballkan mund të jenë të rrezikshme

Taravari bisedime për kandidatin e mundshëm për kryetar komune në Tetovë?!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË