Miqësoret me Kilin dhe Suedinë, ja programi mediatiko-stërvitor i Kombëtares

ina-online
ina-online

17/03/2024

Kombëtarja shqiptare nis të hënën grumbullimin dhe përgatitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Kilit, sfidë që do të luhet më 22 mars në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma të Italisë, duke nisur nga ora 20:45 dhe e Suedisë, takim që do të zhvillohet në stadiumin “Friends Arena” në Stokholm më 25 mars, në ora 19:00.

Kuqezinjtë do të grumbullohen në Tiranë dhe nga e hëna e 18 marsit do të nisin stërvitjet në ambientet e ‘Shtëpisë e Futbollit’. Grupi pritet të kompletohet ditën e hënë, pasi të gjithë futbollistët e thirrur të kenë përfunduar impenjimet me ekipet respektive.

Më poshtë, po ju njohim me programin paraprak mediatik dhe stërvitor të kombëtares kuqezi për këto dy ndeshje miqësore, që konsiderohen si mjaft të rëndësishme për skuadrën, në kuadër të përgatitjeve për finalet e Europianit “Gjermani 2024”.

Të gjitha oraret dhe aktivitetet janë të përcaktuara sipas axhendës paraprake, ndërkohë që si zakonisht ky program mund të jetë subjekt i ndryshimeve.

E hënë, 18 mars 2024

Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Shtëpinë e Futbollit, ORA (për t’u përcaktuar)

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:15

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E martë, 19 mars 2024

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:15

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E mërkurë, 20 mars 2024

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:15

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E enjte, 21 mars 2024

Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin “Ennio Tardini”, ora 18:30.
Stërvitja zyrtare në stadiumin “Ennio Tardini”, ora 19:15.

E premte, 22 mars 2024

SHQIPËRI – KILI, ORA 20:45, në stadiumin “Ennio Tardini”, Parma, Itali

E shtunë, 23 mars 2024

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 11:00.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E diel, 24 mars 2024

Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin “Friends Arena”, në ora 17:15

Stërvitja zyrtare në stadiumin “Friends Arena”, Stokholm, Suedi në ora 18:00

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E hënë, 25 mars 2024

SUEDI – SHQIPËRI, ORA 19:00, në stadiumin “Friends Arena” në Stokholm, Suedi.

*Shënim: Programi mund të jetë subjekt i ndryshimit*

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

berat-gjimshiti-djimshiti

“Moment krenarie për të gjithë ne” – Gjimshiti flet pasi eliminoi Liverpoolin me Atalantan e tij

XHAKA GRANIT

Granit Xhaka po çmend, as anglezët nuk e ndalen

fenerbahce

Fenerbahce eliminohet

salah

Liverpoolit nuk i bën punë fitorja, eliminohet nga Atalanta e Gjimshitit

kloop

Klopp: Krijuam 67 goditje në tre ndeshjet që nuk i fituam, e çuditshme

akil

Sot mbahet seanca dëgjimore për xhudistin Akil Gjakova – kërkohet paraburgimi i tij

edon-zhegrova

Dëmtohet Edon Zhegrova, ylli dardan humb sfidën ndaj Aston Villas

Anceloti

Ancelotti pas fitores ndaj Cityt: Të gjithë menduan se Reali kishte vdekur, por duhet të dini se Reali nuk vdes kurrë

Pep Guardiola

“ Nuk pendohem për asgjë”/ Guardiola uron Realin pas kualifikimit

INFO

NA NDIQ