Ndeshja miqësore në futboll midis kombëtares së Maqedonisë së Veriut dhe Letonisë, e zhvilluar në arenën kombëtare “Todor Proeski” në Shkup, ka përfunduar pa gola, transmeton Aandolu.
Në përballjen miqësore ndërkombëtare, që përfundoi pa fitues, të dy ekipet krijuan pak raste të rrezikshme para portës, me një dominim të lehtë të ekipit të Letonisë në posedim, por pa avantazhe reale në gola.
Kjo ndeshje miqësore shërbeu si përgatitje për Maqedoninë e Veriut në prag të sfidave të mëdha.
Më 18 nëntor, kombëtarja e Maqedonisë së Veriut si nikoqire do të përballet kundër Uellsit në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Në këtë garë ndërkombëtare, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e dytë të Grupit J me 13 pikë, pas Belgjikës me 14 pikë. Në vendin e tretë është Uellsi me 10 pikë, i ndjekur nga Kazakistani me 7 pikë dhe në fund Lihtenshtajni me asnjë pikë.