Miratohet akuza kundër shoferit që shkeli për vdekje Frosina Kulakovën

Picture of INA
INA

25/04/2025

Këshilli për vlerësim të aktakuzës miratoi aktakuzën në Prokurorinë Themelore Publike kundër të dyshuarit Vasil Jovanov, i cili akuzohet për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik” lidhur me aksidentin nga janari i këtij viti që ndodhi në bulevardin “Aradhet Partizane” në Shkup, ku jetën e humbi Frosina Kulakova, njoftojnë nga Gjykata Themelore Penale në Shkup.

“Informojmë opinionin se Këshilli për Vlerësim të Aktakuzës KA MIRATUAR, aktakuzën e Prokurorisë Themelore Publike me KO nr. 271/25 nga 27.03.2025 kundër të dyshuarit V.J. për veprën penale Vepra të rënda ndaj sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik nga neni. 300 fq.2 v.v. me nenin 297 fq.1 të KP, lidhur me aksidentin nga janari i vitit 2025 – në bulevardin Aradhet Partizane në Shkup ku jetën e humbi 22 vjeçarja F.K.”, qëndron në kumtesën e Gjykatës Penale.

Me aktakuzën e miratuar, siç plotësojnë, është formuar lëndë penale me K.nr. 780/25 e cila do të caktohet për gjykim të mëtejshëm sipas sistemit AKMIS dhe kur të caktohet një datë për debatin kryesor, palët dhe opinioni do të njoftohen plotësisht.

Sipas aktakuzës, më 29 janar të vitit 2025, Vasil Jovanov, pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit, drejtoi automjetin me shpejtësi prej 91 km/orë në bulevardin Aradhet Partizane në Shkup. Në një kalim për këmbësorë, në semaforin e kuq, ai goditi Frosina Kulakovën, e cila po kalonte në semaforin e gjelbër për këmbësorë. Nga forca e goditjes, Frosina pësoi lëndime të rënda dhe vdiq në vendin e ngjarjes.

TË FUNDIT

Kasami: Rrugë e re, një hap drejt së ardhmes!

VLEN: Po sjellim zgjidhje për ndotjen mjedisore në vendbanimet shqiptare

Mickoski: Do të ndërtohet Fakulteti i Mjekësisë, do të përfundojnë edhe rikonstruksionet e spitaleve në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip

Grida Duma flet për Egli Takon

Kaja Kallas nesër në Shkup, porosi nga BE

Taravari takoi ambasadorin e BE-së: U larguam nga qeveria, por jo nga rruga evropiane

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË