Miratohet nisma Legjislative për Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së

0

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka bërë të ditur se është miratuar nisma Legjislative për Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndër të tjera, ajo shkruan se tri shkronjat e UÇK-së, para se t’i mbrojmë ne, ato kanë mbrojtur veten dhe kombin.

Ky është postimi i plotë i saj:

Sapo miratuam nismën Legjislative për Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Indeks Online Logo
Miratohet nisma Legjislative për Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së
Viber IconINDEKSONLINEE Martë, 14 Korrik 2020 11:34
Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka bërë të ditur se është miratuar nisma Legjislative për Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndër të tjera, ajo shkruan se tri shkronjat e UÇK-së, para se t’i mbrojmë ne, ato kanë mbrojtur veten dhe kombin.

Ky është postimi i plotë i saj:

Sapo miratuam nismën Legjislative për Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë filli i lirisë prej ku ne mund të nxjerrim vendime e ligje sot. Tri shkronjat e UÇK-së, para se t’i mbrojmë ne, ato kanë mbrojtur veten dhe kombin.

Ne vetëm mund t’u shërbejmë tash, me nderime të sinqerta, me lartësim e mbrojtje institucionale, siç e kemi obligim kombëtar e historik.

Kabinetet Qeveritare ndërrohen, legjislativët poashtu, por ajo çfarë nuk ndërrohet është historia: Ushtria Çlirimtare e Kosovës është e ndritshmja e fundshekullit që shkoi, dhe është bazament i së ardhmes së shtetit dhe e kombit që ne ëndërrojmë.

UÇK, nuk është pjesë tavolinash e politikash, nuk është as debat për opinione, por është vlerë kristal e pastër – njejtë si gjaku i dëshmorëve dhe liria që na lanë pas.

Përulësisht, para 3 shkronjave të arta