Mirë me VLEN-in, mirë me Taravarin? Mickoski në përpjekje për ta ruajtur kabinetin aktual

Picture of INA
INA

07/05/2025

Mbrëmjen e së martës kryeministri Mickoski dhe liderët e VLEN-it u takuan në Qeveri.

Të pranishëm ishin kreu i LD-së Izet Mexhiti, Kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, Kreu i Alternativës Zeqirja Ibrahimi, por në qeveri u pa të vijë edhe Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi. Nga ana tjetër, përveç Mickoskit dhe nënkryetari i VMRO DPMNE-së, zëvendëskryeministri Aleksandar Nikollovski.

Ftesë për mediat nuk kishte, madje nuk pati as deklarata se për çfarë u diskutua.
Burime qeveritare thanë për mediat se takim ishte konstruktiv në frymë miqësore dhe partneriteti. Sipas asaj që u komunikua është biseduar për të gjitha çështjet e reformës, luftën kundër krimit dhe ndryshimet në sistemin që e lanë BDI dhe LSDM. Ata thanë se bisedimet vazhdojnë për këto çështje.

U përpoqëm të mësojmë ndonjë gjë të re nga kryeministri, por nuk dha shumë detaje.

-Në qeveri çfarë vendosët? Patëm një brifing, i cili përafërsisht ishte i sakt në atë që ndodhi.
-A do të mbetet VLEN në Qeveri?
-Vetëm ndiqeni brifingun!”

Krejt këto zhvillime po vijnë pasi Arben Taravari nuk është më pjesë e VLEN-it, por ai dhe zyrtarët e tjerë të ASH-së vazhdojnë të jenë pjesë e ekzekutivit. Tre liderët e VLEN-it këmbëngulin që ASH-ja nuk duhet të jetë më në Qeveri. Për këtë, dje dhe sot, kanë vazhduar “përplasjet” mes tyre përmes rrjeteve sociale.

Mbrëmë nga VLEN shkruajtën se ka marrë fund politika joparimore e dy karrigeve, e qëndrimeve të mjegullta ku nuk dihet kush është partner, kush është aleat e kush është kundërshtar!

“Politika nuk është gjah e as peshkim. Por ka parime dhe vizion në veprim. Kush nuk i ka këto virtyte vështirë e ka të vazhdojë në VLEN. Prandaj, ata që u larguan e bënë sepse VLEN-in e kishin trampolinë për të kërcyer në prehrin e Ahmetit. Duke tentu ta rrisin pazarin rritën turpin dhe dështimin, demaskuan hipokrizinë e djallëzinë e tyre. VLEN nuk do të lejojë që brenda kësaj qeverie të rikthehet, qoftë edhe përmes derës së pasme, BDI-ja”, tha VLEN.

E sot, përmes Facebookut sekretari i prëgjithsëm i ASH-së, Blerant Ramadani, kumtoi se pas takimit Taravari-Mickoski, Kryesia e partisë ka riafirmuar qëndrimin si më poshtë:
“Aleanca nuk është dekor politik, por faktor kyç në qeverisje me parime të qarta dhe vizion të përgjegjshëm. Aleanca për Shqiptarët mbetet e përkushtuar ndaj barazisë, institucioneve të pastra dhe një shteti që respekton çdo qytetar, pa dallim. Kjo qasje nuk është e re për ne, por pjesë e ADN-së politike të Aleancës për Shqiptarët”.

Takimi mes Mickoskit dhe Taravarit u mbajt një ditë para takimit të Kryeministrit me liderët e VLEN-it. Pas takimit, burime të ASH-së i thanë TV21 se takimi ka qenë shume miqësor dhe se sugjerimi i Mickoskit ka qenë që edhe një here te provohet te gjendet një zgjidhje për përkrahje te ndërsjellë mes partive qeveritare ne zgjedhjet lokale, me lista te veçanta për këshilltar.

TË FUNDIT

Trumpi njofton marrëveshje mbi 200-miliardëshe mes ShBA-së e Emirateve të Bashkuara

Sot vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit

Moti sot

Sot mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian, në Tiranë mblidhen liderët evropianë dhe ata të Ballkanit

Perez ka zbuluar ‘lojën e pistë’ të Vinicius Jr – probleme serioze për brazilianin

Al Itihad dhe Mario Mitaj shpallen kampion në Arabinë Saudite!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË