Mirlind Daku “sms” Sylvinhos për ndeshjen me Serbinë!

Picture of Ina Online
Ina Online

18/05/2025

Në prag të sfidës së shumëpritur ndaj Serbisë më 7 qershor në “Arenën Kombëtare”, Mirlind Daku ka dërguar një sinjal të qartë për trajnerin Sylvinho: ai është gati për Kombëtaren.

Sulmuesi kuqezi ishte protagonist absolut në ndeshjen mes Rubin Kazan dhe Khimki, duke realizuar dy gola, edhe pse skuadra e tij u mund me rezultatin 3-2. Daku shënoi fillimisht në minutën e 12-të, duke barazuar rezultatin 1-1, ndërsa më pas gaboi nga pika e bardhë në minutën e 43-të, duke humbur një mundësi të artë për të kaluar skuadrën në epërsi. Gabimi nuk e ndali: në minutën e 58-të, ai shënoi golin e dytë personal, duke kaluar përkohësisht Rubin Kazanin në avantazh.

Pavarësisht disfatës së ekipit, paraqitja e Dakut ishte një tjetër dëshmi e formës së tij të mirë në këtë sezon. Me 13 gola të shënuar në 28 javë, ai është golashënuesi i dytë më i mirë në ligën ruse, vetëm 3 gola larg vendit të parë.

Në një kohë kur konkurenca në repartin ofensiv të Kombëtares shqiptare është e fortë, Daku ka zgjedhur mënyrën më të mirë për të bërë zë: me gola. E ndërsa ftesa për dy ndeshjet vendimtare ndaj Serbisë dhe Letonisë nuk është ende zyrtare, vetë sulmuesi duket se ka bërë të vetën në fushën e lojës. Tani radha është e Sylvinho-s.

B.T (Dosja.al)

TË FUNDIT

34 vjeçari nga Haraçina sulmohet fizikisht në lagjen Aerodrom

Elmi Aziri: A do të galvanizohet ligji i përfaqësimit?

Gjendet shëndosh e mirë 4-vjeçarja që u zhduk në plazhin e Golemit

Kjo është përmbajtja e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë

Mendi Qyra shpall kandidaturën e pavarur për Kryetar të Komunës së Strugës – Mbështetje e fuqishme nga biznesi dhe qytetarët

“Bashkimi 2002” nis përgatitjet për provimin e brezit të zi – 10 garues drejt titullit mjeshtër

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË