Mirlind Daku është futbollisti i momentit në Rusi.
Sulmuesi shqiptar po shkëlqen me fanellën e Rubin Kazanit, duke dhënë një kontribut të çmuar me golat e tij.
Futbollisti nga Gjilani ka qenë një nga emrat më të lakuar në merkaton që lamë pas, pasi nuk munguan ofertat për të.
Qendrimi i tij te Rubin Kazani ishte në pikëpyetje deri në ditën e fundit të merkatos.
Krasnodari dhe Spartaku i Moskës kanë ofruar afërsisht 13 milionë euro për shërbimet e tij, por ofertat u refuzuan.
Një vendim që tregon qartë ambicien e Mirlind Dakut. Ky i fundit dëshiron majat e futbollit europian.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka vendosur të qendrojë te Rubin Kazani, ku po gëzon një formë të shkëlqyer, deri në merkaton e ardhshme dhe më pas të provojë kalimin në një pres 5 ligave më të forta të kontinentit.