Mirlinda, shqiptarja që doktoroi për mjekësi në Universitetin e Cambridge-it

Picture of INA
INA

20/02/2024

Para se të merrte bursën në Universitetin e Cambridge-it në Angli, Mirlinda Ademi fiton disa çmime me punën shkencore.

Çmimin “Erwin Wenzl Preis” e fiton për punimin më të mirë të diplomës në Vjenë, ndërsa “Stephen W Kuffler Award” në Hungari, si shkencëtare e re më e talentuar në BE.

Një tjetër histori suksesi e vajzave shqiptare në Austri. Bëhet fjalë për Mirlinda Ademin, një vajzë tejet e thjeshtë, por me një vullnet shumë të madh. Mirlinda është lindur dhe rritur në Linz, ndërsa me prejardhje është nga Gostivari. Në Linz ajo ka mbaruar shkollën e mesme.

Studimet e mjekësisë i ka mbaruar në Vjenë në vitin 2018, ndërkohë vitin e fundit të studimeve e ka kryer në Zvicër ku dhe ka bërë praktikën.Ajo na tregon rreth asaj kohe: “Para se të merrja bursën e fakultetit Cambridge fitova disa çmime me punën shkencore që bëja në lidhje me arterosklerozën në fakultetin e mjekësisë në Vjenë. Ato janë “Erwin Wenzl Preis” që e fitova për punimin më të mirë të diplomës dhe “Stephen W Kuffler Award” në Hungari për shkencëtarët e rinj më të talentuar në BE si dhe disa çmime të tjera nga Meduni Wien dhe në kongrese”, thotë ajo për revistën albinfo.at.

Pasioni për shkencën dhe vullneti i madh e frymëzojnë të vijojë studimet postdiplomike për doktor shkence të mjekësisë në Universitetin e “Cambridge” në Britaninë e Madhe. Për të studiuar në këtë universitet, ajo fiton 2 bursa.

Në tetor të vitit 2018 fillon studimet për doktoratë dhe në vitin 2023 mbron titullin me temën „Roli i gjeneve SARM1 dhe NMNAT2 për sëmundjet nervore. Gjatë kohës së punimit të doktoratës, Mirlinda është marrë me hulumtime shkencore në departamentin e Shkencave klinike neurologjike. Një nga fokuset e punës së saj shkencore është se, pse disa individë janë më të predispozuar të kenë sëmundje degjenerative të trurit dhe çfarë faktorësh luajnë rol, sidomos në aspektin gjenetik.

Tashmë ajo punon në një spital në Heidelberg, Gjermani, si mjeke asistente në departamentin neurologjik. Qëllimi i saj kryesor është që dikur të kombinojë punën klinike me atë shkencore.

Ajo thekson: “Prindërit e mi, Hashim dhe Lumnije Ademi, kanë sakrifikuar shumë si emigrantë në Austri për të na mundësuar ne fëmijëve një jetë më të mirë. Janë ata të cilët i falënderoj, pasi që në vegjëli na e kanë bërë të qartë se dituria dhe edukimi
janë çelësi i suksesit”, thotë ajo dhe vazhdon: “Ëndrra ime, që e vogël, ka qenë të bëhem mjeke ose shkrimtare. Që herët lexoja libra me prindërit megjithatë duke u rritur më janë shtuar interesat, gjë kjo që ka ndikuar në formimin tim të gjithanshëm“.

Mirlinda beson se fati është ai që vendos ose të shtyn në rrugën e duhur. Pra, ndodh shpeshherë që jeta të na japë një drejtim të cilin ndoshta nuk e kemi imagjinuar. Në moshën 17 vjeçare nuk e kishte idenë se ç’do të thotë të hulumtosh apo të punosh në një laborator. Ideja e saj ishte të provojë në atë kohë duke dërguar E-Mail-e për të bërë një praktikë në laborator dhe pikërisht këtu i vjen një përgjigje nga një profesor gjerman nga Freiburg-u, i cili i thotë që nëse ka dëshirë dhe vullnet ajo do të jetë e mirëpritur. Në këtë rrugë, Mirlinda konkurron në Land Oberösterreich tek “Stiftung Talente” dhe fiton një bursë për në Freiburg, ku dhe punon në laborator me të njëjtin profesor, i cili është për të mentori kryesor në nismën e karrierës së saj. / Burimi: Albinfo.ch

TË FUNDIT

Toshkovski për tragjedinë e Koçanit: Deri më tani dyshohen 68 persona fizikë dhe tre persona juridikë

Shqiptarëve tanë në Maqedoni

VIDEO/ Gazetari zbulon se çfarë po ndodhë mes Eglit dhe Gjestit gjatë ditëve të fundit

Gjesti merr VENDIMIN E PAPRITUR ndaj Jozit? (Detaje)

Ndalohet kryetarja e Anti-korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, i konfiskohet pasaporta dhe masa tjera

Mexhiti: Rrini rahat! Ndryshimin s’ka kush e ndalë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË