Mision i pamundur i premierit “(T)Alat tehniçkit”!

ina-online
ina-online

04/02/2024

Shkruan: Medai Shaholli

Menjëherë pas shuarjes së fishekzjarreve të spektaklit për zgjedhjen e premierit të ri në krye të guvernës “(T)Alat tehniçki”, kapedani ynë i betejave të munguara nuk u kyç ne bordelon qeveritare, por filloi menjëherë nëpër mjedise shqiptare për fushatën parazgjedhore duke u krekosur para shqiptarëve si kryeministri parë shqiptar i “drzhavës Severna”.

Përmes një shou mediatik para ndërkombëtarëve integristët janë duke shpërpallur zgjedhjen e premierit si një reklamë e zbarët e arritjes së progresit dhe të demokracisë në “drzhavën Severna”, sesi shqiptarët paskëshin qënë të barabartë me sllavët dhe se gëzojnë të gjitha të drejtat si popuj të barabartë”, paçka se në kushtetutë jemi denigruar si shifra.

Në një nga prononcimet e fundit me plot lëvdata dhe superlativa të kreut të integristëve Ali Ahmeti për Tehniçki (T)Alatin, në një takim në Kumanovë, ku ai tha se, “Talati tapinë e kryeministrit e ka fituar me gjak”!

Të roit lideri në këtë moshë me stisje dhe glorifikime të tilla duke ia mballosur bashkëpunëtorit të tij atributet e pamerituara, si komandant i pamposhtur në istikame përballë “branitellëve të drzhavës”, nuk ish parë dhe degjuar më parë!

Pasi tapinë e kryeministrit (T)Alati ynë e ka fituar me gjak, mbetet të na tregoj ai se në sa beteja trimi ynë qe përleshur me ish kolegët e tij “branitellët”, që mbronin “drzhavën” nga luftëtarët e ish UÇK-së?

Pasi nuk është më sekret le të na thotë ky trimi i dheut se çfarë funksioni kishte në radhët e UÇK-së, sa luftetarë numeronte skuadra e tij, a ishte komandant Brigade apo batalioni, çete apo skuadre, një e drejtë që publiku kërkon të di për bëmat e tij ?

Në cilën zonë operative vepronte kapedani ynë, nga strofkullat e bodrumeve të fshatrave malore të Sharrit apo nga istikamet dhe linjat e para të frontit, si “komandant i pamposhtur” i betejave të munguara?

Mos vallë ish “oficiri i JNA” i mban sekret për publikun “operacionet luftarake që i zhvilloi dhëmb për dhëmb me ish kolegët e tij branitellë” gjatë konfliktit të stisur nga renegati Ali Ahmeti me klanin e tij, të cilët për të ardhur në pushtet organizuan dhe stisën konfliktin e 2001, për gjoja liri dhe barazi por që në fakt përfunduan me akordin e MO me 20% e pëdhosjes së identitetit kombëtar.

Ky nuk ishte ideali i luftëtarëve të lirisë por as minimumi i kërkesave legjitime të popullit tonë për liri dhe barazi të plotë me kampin tjetër, të cilët edhe sot mbajnë epërsinë e supremacisë së shtetit dhe pushtetit mbi shqiptarët!

Ai ideal u devijua dhe gjaku i derdhur për liri u shkel nga komandantët renegatë të Shtabit të Përgjithshëm, të cilët mashtruan luftëtarët e lirisë me MO, si arritje historike duke ia fshehur cilësimin e tradhtisë së madhe “20% për gjuhën shqipe”.

Manipulimi i masave me MO, si “arritje e madhe e lirisë dhe barazisë, e paqës dhe fitores historike, të ruajtjes së stabilitetit në vend” me garancë ndërkombëtare, i mashtroi luftëtarët e lirisë, ku shumica nuk e lexoi atë marrëveshje paçavurë që sanksiononte gjuhën shqipe si gjuhë të bashkësive etnike pa emër por vetëm si shifër.

Kjo ishte loja e madhe shpërblyese për shqiptarët nga injorimi total i identitetit kombëtar dje, në përdhosje të plotë të identitetit kombëtar sot me 20% famoz.

Ata komandantë që nuk pranuan kapitullimin dhe robërinë e re me MO, u mënjanuan nga pushtetarët e rinj që erdhën në pushtet me gjakun dhe mundin e luftëtareve të lirisë, ku disa u lanë në meshirë të fatit, disa u burgoson, disa të tjerë u ekzekutuan si Arun Aliu me shokë, si elementë radikalë dhe destabilizues për “drzhavën”, përmes ekspeditave ndëshkuese ushtarako-policore nga organet represive të qeverisë së koalicioinit VMRO-DUI.

Si mund të ndihen të barabartë veteranët e UÇK-së me “branitellët”, ku veteranët shqiptarë të UÇK-së nuk e kanë të zgjidhur statusin social dhe të integrimit në shoqëri ashtu siç e kanë të zgjidhur “branitellët”?

Ata që nuk e zgjidhën dot statusin e veteranit shqiptar për dy dekada nuk do ta zgjidhin për tre muaj!

Çfarë mund te bëjë premieri “(T)Alat Tehniçki” për zgjidhjen e statusit të veteranit të UÇK-së? Asgjë!

Nuk bën dot tutje sepse “tehniçki” premier është (T)Alat i papërdorshëm për detyra të posaçme të shtetit dhe te pushtetit te kufizuar, veç vajtje ardhjeve në bordelon qeveritare duke mbajtur mbledhjet e radhës sipas rendit të ditës dhe duke nënshkruar praninë e tij mbi tavolinën e punës.

Zotërinj integristë të babëzitur dhe jo vetëm, tapia e gjakut i takon dëshmorëve të kombit dhe jo komandantëve dezertorë e profiterë që devijuan idealin e dëshmorëve për liri dhe barazi të plotë, me 20% e turpit dhe të baltosjes së identitetit gjuhësor e cila përbën vepër të tradhtisë lartë kombëtare.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

sadri-ramabaja1

Stadi i ri i përballjes me Serbinë – Gadishmëria për luftë

Agim Vinca

A janë shqiptarët një komb dhe a është shqipja një gjuhë apo dy e më shumë?

KALOSH-CELIKU

Argatë në politikë!

medai-shaholli

Ndryshimi sapo ka filluar!!!

arber-zaimi

Kujt po i pengon pse po përzihet Albin Kurti?

bekim qoku

Milionat e shpenzuara për mbështetje mediale si tregues që BDI-ja e ka humbur mbështetjen e votuesve

ilir-meta

Shqiptarët garanci për të ardhmen europiane të Maqedonisë së Veriut

FURKAN SALIU

Lufta për fronin e BDI-së

bdi-ali-ahmeti-cair

Pse BDI brenda një jave braktisi idenë 15-vjeçare për President Konsensual?

INFO

NA NDIQ