Misioni dhe objektivat e amabasadores së re amerikane në Shkup

Angela Price Aggeler do ta zëvendësojë ambasadoren aktuale amerikane të SHBA-ve në vendin tonë, Kate Marie Byrnes. Për këtë ka vendosur shumica demokrate në Senat pas propozimit të vet presidentit Xho Bajden, njofton agjencia e lajmeve INA.

Javën e kaluar, Komiteti i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë mbajti një seancë dëgjimore për emërimin e saj, në të cilën ajo njoftoi se do të angazhohet “për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut të zhvillojë një strategji kombëtare përmes të cilës në mënyrë efektive do të kërkohet përgjegjësi për aktorët e korruptuar.

“SHBA dhe Maqedonia e Veriut kanë shumë prioritete të përbashkëta, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit, përmirësimin e sundimit të ligjit dhe forcimin e qeverisjes së mirë. Nëse konfirmohet, unë do të inkurajoj reformat në drejtësi dhe do t’u bëj thirrje institucioneve të Maqedonisë së Veriut që të promovojnë transparencën në hetimin e akuzave për abuzim dhe të përballen me vendosmëri të korruptuarit për të forcuar besimin e publikut në qeverisje.

Unë do të punoj me partnerë ndërinstitucionalë për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut të zhvillojë një strategji kombëtare që në mënyrë efektive mban përgjegjës aktorët e korruptuar. Nëse konfirmohet, unë do të punoj për të mbështetur të ardhmen ekonomike të Maqedonisë së Veriut përmes politikave për të forcuar klimën e saj të investimeve, për të forcuar infrastrukturën, për të përmirësuar energjinë, diversitetin dhe sigurinë dhe për të ndërtuar rezistencë ndaj ndikimeve të jashtme keqdashëse, duke përfshirë Rusinë dhe Kinën”, tha Ageler, duke theksuar prioritetet e punës së saj të fundit si ambasadore e re në Maqedoninë e Veriut. (INA)