Misioni dhe protestat ne perkrahje te Ushtrise Çlirimtare Kombetare (UÇK)

0
Demostrata ne New York, Ulur: Faik Ajroja, Ilaz Kadriu, Halim Ballazhi, Kushtrim Ballazhi. Ne kembe: Hajri Hoxha, Ramazan Bekteshi, Xhezair Kiska, Isen Imeri, Ismet Selimi, Xhema Selimi dhe Xhelil Ballazhi

Nga Ramazan Bekteshi/

Ne kete dite 13 qershori, para 17 vitesh me 2001, para selise se OKB ne New York
Proteste ne perkrahje te Ushtrise Çlirimtare Kombetare (UÇK)
New York Rally in support of National Liberation Army (NLA)
Tri luftat/konfliktet e fundit ne Ballkan, njera pas tjetres.
1. 1999, Lufta e Kosoves (UÇK), Fitore perfundimtare per pavaresine e Kosoves
2. 2000, Lufta e Ushtrise Çlirimtare per Presheve, Medvegje e Bujanoc (UÇPMB), Afirmim nderkombetar i Lugines por te drejtat mbeten te limituara.
3. 2001, Lufta e Ushtrise Clirimtare Kombetare (UÇK), Nderkombetarizim i ceshtjes shqiptare ne FYROM dhe nje marreveshtje kornize e parealizuar.
Se, Ushtria Çlirimtare Kombetare e nderkombtarizoi ceshtjen shqiptare ne FYROM s’ka dilema, u perulemi luftetareve te vertete te lirise dhe atyre qe flijuan jeten per lirine tone, ende te kufizuar. Tani lind pyetja, sa u shfrytezuan frutat e saj ne paqe. Pse tani shkelqimi i saj eshte mjegulluar derisa akronimi i saj permendet rralle (Ushtria Kombetare Shqiptare). A ka pefunduar me te vertete lufta apo Kumanova n’a lajmeron nje kumt te ri. Tani, pas 17 vitesh, si burra, pa shpifje dhe ekzagjerime le te reflektojme per relitetin e ri qe krijoi kjo lufte.
Ne kokat e shqiptareve vlojne shume pyetje ja vetem disa: Sa fituam dhe sa humbem nga kjo lufte, pse gjysma e komandanteve u zhduk ne menyre misterioze. Pse Marreveshtja e Oherit stagnoi. Pse njerezit qe i konsideronim heronje asnjehere s’e hapen gojen per 16 vite ne Parlament. Pse miqesi te perzemerte me antishqitarin me te madh, pro-serb e pro-rus. A ishin shqiptaret pjesemarres te akteve makabre ne scenariot e Gruevskit. Ku mbeti ligji per gjuhen, ligji per vetereranet, ‘Sopoti”, “Monstra”. A ka fakte te mjaftueshme se PDK-BDI ne kospiracion te thelle me VMRO-n kane gisht me Kumanoven per eliminimin e te padegjueshmive, apo jane vetem teori konspirative. Pse diaspora eshte lene anash por perdoret per mbajtjen e shtetit ne kembe me financa. Pse s’ka plane per regjistrimin qe duhet te ndodhi, dhe te marre masa serioze qe edhe diaspora te perfshihet dhe te ofrohen kushte. Pse shqiptaret dualen te liq me Ilinditen ashtu si me stemen. Pse Kercova perafersisht e humbi rreth 20% te popullates se saj ne 17 vitet e fundit derisa fjalen kryesore ne politike e kane vete kercovaret. A jane kercovaret viktime e politikaneve te vet. Si eshte e mundshme qe ne Çikago ka me dhjeta mija kercovare e prespare e konzul zgjidhet kandidati qe s’e perfaqson shumicen por partine. Pse kercovaret per hater te akraballekut dhe lokalizmit e injoruan ceshtjen kombetare per politikanet. A jane kercovaret viktimat dhe humbesit me te medhenje. TC Osllome, nje projekt politik, qe ua mori shqiptareve pronat, por punesoi maqedon, a ka hy ne fazen finale te helmimit, te asaj popullate te mbetur. Pse injorohen Mefailat e Zajazit, Xheme Gostivari, heronje te vertete. Pse frike per zhvarrosjen dhe identifikimin e civileve te pushkatuar te Varreza masive te Geshtenjat ne Kercove nga komunistet sllav. A ka kapacitet dhe vullnet BDI qe te ngrise ekipe dhe te merret me ceshtje serioze kombetare. Keto pyetje dhe shume te tjera kane te bejne me shume me politikanet kercovare qe jane shume te pakte ne pozita kyce por qe lideri i saj e mban timonin e partise dhe injoron ata.. Megjithate, kercovaret kane qene burra dhe duhet te mbesin te tille.
Tani eshte koha qe keto pyetje dhe shume te tjera t’i deshifrojme ne menyre korrekte, me ndershmeri dhe me gjakeftohtesi. A kemi guxim qytetar qe te jemi te sinqerte me veteveten dhe me politikanet. Mos te gjuajme gure e dru vetem mbi nje pale, mos te shpifim por te flasim me fakte, le te fitoj arsyeja dhe e verteta. Jemi te vetedishem se partise shqiptare ne pushtet pos privilegjeve qe i ka gezuar u bie edhe barra, shpeshhere fajsohet edhe per gjera banale e te kota qe ajo nuk eshte pergjegjese. Por aprovimi i saj me Ilinditen, luanin/stema me heret dhe shume te tjera ngrene dyshime, se aty nuk ka kuadro profesioniste ose punohet me porosi. BDI ka dhe njerez te mencur dhe patriote por fatkeqesisht e zeza e mbulon te bardhen. Aty, me meritoret jane ai grupi qe e shkurorzoi partine nga Grueski edhepse puna kryesore u kry nga nderkombetaret. E dij se prej anash eshte me lehte te thuhet se te behet, (si kjo puna ime) dhe rendom nuk e luajme rolin e kerkuesit por arbitrit dhe shume prej nesh ne menyre te pacivilizuar i lansojme lajmet e rrejshme. Mos shani me goje, por denoni me vepra, me vota. Nga te folmet ne carshi, kafene, perfitohet nje pershtypje se BDI-a falimenton, por me fitoret ajo e tregon te kunderten. Pra, duket se nje kategori votuesish e shajne ne publik por punojne me zell ne prapaskene, taktike interesante.
Disa thone s’e s’kemi kujte t’ia japim voten, opozita shtyhet njera me tjetren dhe cdo lider i saj do qe te jete bashpelivan. Fatkeqesisht as opozita s’eshte pa mekate, percarjet e tyre te vazhdueshme e demtojne fort procesin e avansimit te demokracise brendashqiptare. Stili i tyre vajtues e plote ankesa nuk i sherben askujte. Ne kemi nevoje per opozite te shendoshe, bashkepunuese qe numrat dhe fjala e tyre te bejne ndryshimin. Me kete opozite te copezuar i jepet shanse ende te qeverise BDI e papopullarizuar dhe ne renje, por e forte mjaftueshem per te qene e para, por pa peshe relevante per te shtyer procese perpara. Ata do te duhej te jene te zgjuar dhe nje nder prioritet e para qe i pret mbetet regjistrimi i popullsise ne Maqedoni dhe nese partia ne pushtet nuk nis te punojne prej sot, neser do te jete vone. Numri i sakte i shqipareve ka rendesi jetike sepse bashkesia nderkombetare i shikon me shume shifrat se historine dhe shifrat per ne jane jetike. Maqedonet do te bejne çmos qe t’a eleminojne diasporen tone. Nje zgjedhje imdiate kerkon poashtu ndalimin e mortajes se heshtur braktisjes, qe i zbraz trojet tona ne menyre tinzare dhe eshte alarmante, dhe serisht partia shqiptare ne pushtet eshte memece, pa plan, pa strategji.
Zeri intelektual si e vetmja shprese mbetet te shihet sa mund t’i del zot popullates se perbuzur. Jepen shenjat e para se nje force intelektuale eshte ne lindje. OJQ-te bejne perpjekje mbinjerezore me protesta e forma tjera t’a vetedijesojne politiken autokrate shteterore. Ne vend kemi kuadro intelektuale per lakmi, por, qe nje pjese e tyre hezitojne t’u futen ujerave te turbullte te politikes. Nje pyetje tjeter lind, sa ka mundesi diaspora jone gjigande me potencial te fuqishem njerezor dhe financiar te vendos per fatin e shqiptareve ashtu si vendos me remitancat e saj, duke mbajtur gjall shtetin por qe injorohet nga i njejti. Nismat jane prezente dhe vullneti nuk mungon, mbetet te shihet.
Tani, ne keto kohe te turbullta e krize, qendrat tona ne TR, PR, SHK jane bere cerdhe te agjenturave te huaja, qe kane rekrutuar njerez tane te dukshem si Jazexhi dhe shume te padukshem qe punojne kunder interesave shqiptare jo veten ne influencimin e grupacioneve vulnerable por edhe grupeve te rrezikshme terroriste. Maqedonia eshte hallka me e dobet ne Ballkan dhe ne shqiptaret duhet te jemi vigjilente dhe te punojme qe mos te jemi viktima e scenaros se mundshme te radhes.
Ramazan Bekteshi, Washington DC

Demostrata ne New York, Ulur: Faik Ajroja, Ilaz Kadriu, Halim Ballazhi, Kushtrim Ballazhi. Ne kembe: Hajri Hoxha, Ramazan Bekteshi, Xhezair Kiska, Isen Imeri, Ismet Selimi, Xhema Selimi dhe Xhelil Ballazhi

Komentet

komentet