Misioni i Merkel për presidencën e BE: Ta bëjmë Evropën përsëri të fortë

0

Kancelarja Angela Merkel synon të forcojë një Bashkim Evropian të ndarë dhe të ndihmojë ekonominë e tij të goditur nga pandemia e koronavirusit kur Gjermania të marrë përsipër presidencën e rradhës të bllokut 27-anëtarësh.

Kritikët në tre muajt e fundit kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me të ardhmen e bllokut, pasi u mbyllën kufijtë kombëtarë dhe secili shtet iu drejtua, të paktën fillimisht, politikave kombëtare për të menaxhuar COVID-19, i cili ka vrarë më shumë se 100,000 njerëz në BE.

Merkel, e cila manovroi timonin e BE-së përmes borxheve dhe krizave të emigrantëve, ka theksuar nevojën për solidaritet në tejkalimin e krizës COVID-19.

“Gjatë Presidencës gjermane të BE-së, ne do të bëjmë gjithçka që është në forcat tona për ta kryer këtë detyrë së bashku duke parë përpara dhe për ta bërë përsëri Evropën përsëri të fortë,” thoshte qeveria në një draft të programit të saj të presidencës gjashtëmujore më datë 8 qershor.

Me Evropën që përballet me recesionin e saj më të thellë që nga Lufta e Dytë Botërore, së pari duhet të bihet dakord për një buxhet shumëvjeçar prej më shumë se 1 trilion euro dhe gjithashtu për propozimet e Komisionit Evropian, për një fond rimëkëmbjeje, për të ndihmuar në ringjalljen e ekonomive më të goditura, veçanërisht të Italisë dhe Spanjës, në një samit në 17-18 korrik.

Kjo nuk është detyrë e lehtë.

Daniela Schëarzer, drejtore e grupit të ekspertëve të politikës së jashtme të DGAP, tha se krizat shëndetësore dhe ekonomike ndoshta do të thellojnë tensionet sociale dhe politike dhe ndarjet e brendshme.

“Ende, Berlini duhet të ndihmojë që 2020-a të bëhet viti në të cilin BE-ja do të vërë themelet për të përballuar të ardhmen,” tha ajo, duke shtuar se rimëkëmbja ekonomike duhet të avancojë në transformimet e mëdha në dixhitalizimin dhe politikat e gjelbërta përmes projekteve evropiane.

Gjermania gjithashtu dëshiron që BE të mbrojë më mirë veten nga pandemitë, të koordinojë më shumë politikat shëndetësore dhe të bihet dakord për një mekanizëm për menaxhimin e kufijve të përbashkët.

Gjithashtu në rendin e ditës është sqarimi i marrëdhënieve të ardhshme me Britaninë pas Brexit, veçanërisht pasi Londra kundërshton çdo zgjatje të negociatave për një marrëveshje tregtare përtej vitit 2020.