Misioni i Merkelit për Maqedoninë V. dhe Shqipërinë

0

Kancerja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emanuel Makron sot do të realizojmë një takim ku do të bisedohet për fatin e Maqedonisë dhe Shqipërisë në rrugën drejtë BE-së.
Agjencia e lajmeve DPA bëri të ditur se Merkel do të mundohet ta bind presidentin e Francës, që Tirana dhe Shkupi të fillojnë bisedimet për anëtarësim në BE.
“Shpresojmë që Parisi edhe njëherë do të mendohet për pozicionin e tij dhe nuk do të lejoj që izolohet në Evropia, për arsye të brendshme politike”, i tha një diplomatë agjencisë gjermane të lajmeve.
Ai ka vlerësuar se kushdo që tani po bllokon procesin e pranimit të këtyre vendeve do të jetë përgjegjës për destabilizimin e mundëshëm të rajonit. Qeveria gjermane konsideron se Maqedonia Veriore dhe Shqipëria i kanë përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara nga KE. Agjensia gjermane PDA thekson se bllokada do të jetë veçanërisht e hidhur për Maqedoninë Veriore, e cila ka pranuar të ndryshojë emrin për të zhbllokuar procesin e integrimit në BE.(INA)