Misioni i OSBE-së në Shkup bashkëpunon me Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

06/03/2023

Me qëllim të përmirësimit të politikave dhe veprimeve kundër
korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Komisioni Shtetëror
për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) kanë nënshkruar sot një Memorandum
Mirëkuptimi.

Si pjesë e kësaj marrëveshjeje, Misioni do të ofrojë ndihmë për zbulimin dhe adresimin e
rreziqeve të korrupsionit, promovimin e politikave kundër korrupsionit të bazuara në prova, si
dhe forcimin e sistemit të integritetit të Maqedonisë së Veriut.

“Përmes partneritetit tonë me Komisionin, ne duam të forcojmë mekanizmat parandalues
duke rritur bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të përfshira në luftën kundër korrupsionit.
Ne besojmë në një shoqëri të drejtë ku integriteti individual dhe kualifikimet personale janë të
vetmit faktorë përcaktues,” tha Kilian Wahl, Shef i Misionit të OSBE-së në Shkup.

Marrëveshja e nënshkruar sot bazohet në bashkëpunimin e gjatë ndërmjet Misionit dhe
KSHPK-së. Misioni ndihmoi në prezantimin e sistemit të ri të integritetit përmes Ligjit të ri për
Parandalimin e Korrupsionit, një mekanizëm që siguron sjellje etike nga zyrtarët,
përfaqësuesit e zgjedhur, si dhe stafi administrativ në sektorin publik.

“Në vitet e fundit, Misioni i OSBE-së në Shkup ka qenë një partner i rëndësishëm për
Komisionin dhe organet e tjera nacionale në luftën kundër korrupsionit. Besoj se së bashku
mund të kontribuojmë në zvogëlimin e korrupsionit dhe kthimin e besimit të qytetarëve në
institucionet duke forcuar integritetin dhe përmirësimin e legjislacionit vendas”, tha Biljana
Ivanovska, kryetare e KSHPK-së.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stojance-angellov-701x430

“Ahmeti brohoriti UÇK në qendër të Shkupit”, Angellov: Përdorni frenat e dorës, pas Mickoskit janë “branitellat” që ju fituan në vitin 2001

Ali Ahmeti fronti

Fronti Evropian i përgjigjet Mickoskit

vucic

A do të shpallet Serbia shtet gjenocidal? “Misioni” i Vuçiç në OKB

fatos-rushiti

Një manipulim i ligë i radhës me kategoritë e luftës së UÇK-së

bota-rrezik globi toka

Shënohet Dita e planetit Tokë

ZEQIRIJA-IBRAHIMI-696x462-696x430-1

Ibrahimi: Pavarësisht se kush me kë e bën qeverinë, me rëndësi është ta pensionojmë BDI-në

veri

DW/ Kosova: Përgjegjës Beogradi për dështimin e votimeve në veri

mickoski ali ahmeti

Mickoski i’a kthen porosinë Ahmetit

uck-vrasje

Veteranët e UÇK-së porosi Grubit: Nuk lejojmë shkeljen e flamurit kombëtar! (VIDEO)

INFO

NA NDIQ