Misioni i Shqipërisë në New York, organizoi me rastin e fillimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, një pritje

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

16/02/2022

Nga Beqir Sina/INA

Pritja e organizuar nga Misioni i Përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, u mbajt në lokalin super-klas “Cipriani”, në qendër të Nju Jorkut, para rreth 300 pjesmarrësve. Dhe, u organizua me rastin e fillimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Në ceremoni merrnin pjesë Kryeministri Edi Rama, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB Abdulla Shahid, Përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara Ferit Hoxha, ambasadorë të vendeve anëtare në OKB, si dhe kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams, dhe disa përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA,etj.

Ambasadori Ferit Hoxha, në cilësinë e mikëpritësit në hapjen e kësaj pritje theksoi se në ketë ceremoni gala, po nderohej nga të gjithë edhe pjesëmarrja e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ndërsa të pranishëm tha ai janë edhe disa përfaqësues të vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të cilët i faleminderojë në mënyrë të veçantë. Duke shtuar se në ndërkohë pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dhe e Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, janë një moment i veçantë, pasi përkon me anëtarësimin e përkohshëm të shtetit tonë në këtë instancë ndërkombëtare, dhe në një takim formal me sekretarin e Përgjithshëm të OKB Antonio Guterres.

Më pas përshëndeti këtë pritje organizuar nga Misioni e Pershershem i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, i cili shprehu përgëzimet e tij për zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023. “Nuk kam asnjë dyshim që Shqipëria do ta ndërtojë më tej punën mbi angazhimin e saj afatgjatë për paqen dhe sigurinë dhe mbi historikun e angazhimit të saj të fuqishëm me organizma të shumta të Kombeve të Bashkuara, për të forcuar punën e Këshillit.” – u shpreh Shahid gjatë ceremonisë.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, në fjalën e saj përshëndetëse e vlerësoi mandatin si një përgjegjësi dhe privilegj të madh për vendin. “Për herë të parë, 66 vjet pasi u bë anëtare e OKB-së, Shqipëria ka mundësinë të ulet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Kjo sigurisht është një përgjegjësi e madhe. Ky pa dyshim është një privilegj i madh. Por ky është në të njëjtën kohë, një moment tejet i veçantë në historinë e Shqipërisë moderne. Ajo tregon se sa larg kemi udhëtuar dhe sa shumë kanë arritur vendi ynë dhe njerëzit tanë.”- u shpreh Ministrja e Jashtme Xhaçka.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka në fjalën e saj theksoi se ulja e Shqipërisë në një nga tryezat e vendimarrjeve më të rëndësishme në botë është mbi të gjitha përgjegjësi. “Ndërsa diskutonim mijëra detaje që përmban ky mandate, të gjithë e ndjemë dimensionin historik të tij. Kjo sigurisht është një përgjegjësi e madhe. Ky pa dyshim është një privilegj i madh. Por ky është në të njëjtën kohë, një moment tejet i veçantë në historinë e Shqipërisë moderne. Ajo tregon se sa larg kemi udhëtuar dhe sa shumë kanë arritur vendi ynë dhe njerëzit tanë”.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama në përshëndetjen drejtuar të pranishmëve theksoi se “Anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit është një ngjarje me rëndësi historike për Shqipërinë, që shënon edhe një tjetër gur themelor në rrugën tonë të transformimit për të përmbushur aspiratat tona si komb dhe për të kontribuar që ta bëjmë botën një vend më të mirë për ne dhe për të gjithë.”

Më pasë Kryeministri Edi Rama, teksa falenderoi të pranishmit, theksoi se anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit është një ngjarje me rëndësi historike për Shqipërinë, që shënon edhe një tjetër gur themelor në rrugën e transformimit. “Vetëm një imagjinatë pa fre do kishte guximin ta ëndërronte diçka të tillë veç tri dekada më parë. Madje dyshoj se edhe imagjinata më e shfrenuar nuk do kishte qenë dot aq e shfrenuar sa ta ëndërronte këtë tri dekada më pare. Shumë vende e shoqëri kanë parë jetët e tyre të ndryshojnë rrënjësisht, por mund ta them pa asnjë dyshim se transformimi i Shqipërisë është një prej më mbresëlënësve e më me ndikim, deri në atë pikë sa prirem te bie dakord me miqtë që na thonë se përgjatë tri dekadave të fundit, Shqipëria është transformuar më shumë se gjatë tre shekujve të fundit”.

Ndonëse një vend i vogël, Rama tha se Shqipëria si pjesë e kësaj tryeze të rëndësishme në Kombet e Bashkuara do të punojë gjithmonë për të evituar konfliktin dhe për të arritur paqen. “Për një organizëm kaq të fuqishëm sa Këshilli, të mos jetë i drejtë nuk mund të jetë alternativë, ndaj duhet të bashkohemi me drejtësinë, pasi nuk do të ketë paqe pa drejtësi. Siguria nuk mund të vendoset e jo më të zgjatë, pa u vendosur drejtësia. Kështu, mendimi ynë është se Këshilli i Sigurimit duhet të kërkojë arritjen e paqes dhe sigurisë, por edhe vendosjen e drejtësisë, llogaridhënies. Përmes llogaridhënies do të mund të shkojmë drejt pajtimit, që çimenton paqen e qëndrueshme”.

Pritja e organizuar nga Misioni i Përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, mbajtur në lokalin super-klas “Cipriani”, në qendër të Nju Jorkut, u hap me hymnim e Shqipërisë, kënduar nga tenori i njohur Kreshik Zhabjaku. Gjatë pritjes në ballë skenës ishin vendosur flamujt e Kombeve të Bashkuara dhe Shqipërisë, ndërsa në ekranin “gjigand” shfaqeshin vazhdimisht pamjet e Shqipërisë turistike. Kurse Trioja Faton Macula kitarë, Mira Konçi këngëtare dhe Kreshnik Zhabjaku Tenor, shoqëruan pritjen me këngë të muzikës së leht dhe klasike.

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, Kryeministri Edi Rama, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, sot do të kenë një takim edhe me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në Uashington.

TË FUNDIT
1 orë
"Si shqiponjë në stadium", fustani i vajzës nga Prishtina rrëmben vëmendjen në Dortmund
2 orë
“Kur të thotë gjermani aty hahet më mirë” – Rama befasohet nga restoranti i shqiptarëve në Gjermani
7 orë
17 vjet burg për shqiptarin nga Maqedonia që vrau gruan në Zvicër
8 orë
Burek King-u i shqiptarëve e humb betejën ligjore me Burger King
1 ditë
Filloi sezoni turistik, policia shqiptare do jetë me orare shtesë

ME TE LEXUARA

1 ditë
Tribune de Genėve: Një gazetar shqiptar në Gjenevë kërkon ngritjen e bustit të heroit zviceran Guillaume Tell në Kosovë
1 ditë
Filloi sezoni turistik, policia shqiptare do jetë me orare shtesë
8 orë
Burek King-u i shqiptarëve e humb betejën ligjore me Burger King
7 orë
17 vjet burg për shqiptarin nga Maqedonia që vrau gruan në Zvicër
2 orë
“Kur të thotë gjermani aty hahet më mirë” – Rama befasohet nga restoranti i shqiptarëve në Gjermani
1 orë
"Si shqiponjë në stadium", fustani i vajzës nga Prishtina rrëmben vëmendjen në Dortmund
2 ditë
Kosova me 10 medalje në finalen e NEO - shkencës në New Jersey, këta janë fëmijët heronjë
2 ditë
Konsullata e Kosovës në Nju Jork, shënoi 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës
1 ditë
Pse e kërcënoi Shqipëria Maqedoninë gjatë luftës së Kosovës? Tregon Pandeli Majko

LEXO MË SHUMË

shqiptarja fustan

“Si shqiponjë në stadium”, fustani i vajzës nga Prishtina rrëmben vëmendjen në Dortmund

edi rama

“Kur të thotë gjermani aty hahet më mirë” – Rama befasohet nga restoranti i shqiptarëve në Gjermani

Accident or crime scene cordon tape, police line do not cross. It is nighttime, emergency lights of police cars flashing blue, red and white in the background

17 vjet burg për shqiptarin nga Maqedonia që vrau gruan në Zvicër

burek king

Burek King-u i shqiptarëve e humb betejën ligjore me Burger King

policia-shqiperi shqiptare

Filloi sezoni turistik, policia shqiptare do jetë me orare shtesë

nefail maliqi

Tribune de Genėve: Një gazetar shqiptar në Gjenevë kërkon ngritjen e bustit të heroit zviceran Guillaume Tell në Kosovë

Uljan Sharka

Një djalosh shqiptar krijon kompaninë e parë të Inteligjencës Artificiale në Itali me vlerë mbi 1 miliardë dollarë

majko

Pse e kërcënoi Shqipëria Maqedoninë gjatë luftës së Kosovës? Tregon Pandeli Majko

IMG_2979

Konsullata e Kosovës në Nju Jork, shënoi 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës

INFO

NA NDIQ