Mitingu i Vuçiqit: Mobilizohen serbët e Maqedonisë së Veriut!

INA
INA

16 Maj, 2023

Komuniteti serb në Maqedoninë e Veriut, përmes një njoftimi në profilin zyrtar në Facebook, ka njoftuar se do të organizojë transport pa pagesë me autobus për mitingun e madh të paralajmëruar nga Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, më 26 Maj në Beograd, njofton KlanM.

“Transport i organizuar pa pagesë në mitingun gjithëserb më 26 Maj në Beograd. Kush është gati të vijë, le të paraqitet. Njoftoni edhe njerëzit tjerë. Rezervoni me kohë vendet tuaja” – thuhet në njoftimin në faqen e Facebookut të Komuniteti serb në Maqedoni të Veriut. Informata, sic njofton KlanM, është publikuar nën fotografinë e Vuçiqit, ku qëndron mbishkrimi “26 Maj. Të gjithë në Beograd. Do ta mbrojmë Serbinë!”.

“Vuçiqi bart njerëz nga Maqedonia në kundërmitingun e tij; Ofrojnë transport pa pagesë me autobus nga Kumanova për në Beograd” – thuhet në reagimin e mediave serbe të afërta me opozitën serbe, percjell KlanM.

Sipas tyre, Komuniteti serb në Maqedoni, në fund të Janarit të këtij viti, Presidentit serb I ka ndarë një mirënjohje të lartë, kurse aktivitetet e tyre viteve të fundit, mes tjerash, financohen edhe nga buxheti i Serbisë – shkruan portali serb “Nova”.

Në faqen e Facebookut të Komunitetit serb në Maqedoni të Veriut, sic percjell KlanM, kanë mbwrritur kritika.

“Është tubim partiak, e jo gjithëserb, nëse jeni vëllezërit tanë qëndroni në shtëpi” – thuhet në reagimet.

Nuk ka munguar edhe përgjigja e këtij komuniteti.

“Frikoheni nga qindra serbë që mbështesin Vuçiqin. Problemi është se jeni të paaftë si opozitë, por doni që përmes rrugës të merrni pushtetin dhe ju pengojnë ata që janë kundër destabilizimit të Serbisë” – thuhet në përgjigjen e komunitetit ser btë Maqedonisë së Veriut.

Opinioni në Serbi është I ndarë rreth definimit të këtij tubimi. Derisa Vuçiqi e paralajmëron si tubim më të madh ndonjëherë, partitë opozitare, sic percjell KlanM, e kualifikojnë si tubim qeveritar dhe si kundërprotestë të tubimit me moton “Serbia kundër dhunës” që u mbajt më 8 Maj, pas dy vrasjeve masive me 18 viktima, që tronditën Serbinë dhe jo vetëm. /KlanMacedonia/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kasami

Kasami: Nuk isha i ftuar në 21 vjetorin e BDI-së! Ali Ahmeti të largohet nga politika (VIDEO)

fitor jakupi

Fitor Jakupi shpall kandidaturën për degën e BDI në Kumanovë

dash-1

Tentuan ta destabilizojnë Ballkanin, SHBA-ja sanksionon shtatë rusë

kasami

Kasami: ASH degjeneroi, po përgatitë anëtarësinë për koaliconin me BDI-në

alternativa

AlternAtivA: Shqiptimi i dënimeve për djegien në spitalin modular në Tetovë është djegie e dytë

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Mediat partnerë në ndërtimin e një shoqërie evropiane, të lirë dhe demokratike

Xhem baruti

Baruti komenton fjalimin e Ahmetit: I’a mbylle derën djemve që u rritën në BDI…

kasami

Kasami: Kërkesa jonë e qartë, termi 20% të zëvendësohet me gjuhën shqipe

grubi

Grubi: BDI 21 vite zë i popullit, në dekadën e tretë realizojmë ëndrrën tonë për integrimin në BE

INFO

NA NDIQ