Mitreski-Aggeler: Kuvendi funksional dhe efikas është në interes të qytetarëve dhe shtetit

Picture of ina-online
ina-online

08/02/2024

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, sot realizoi takim me Angela Aggeler, ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, me të cilën biseduan për aktivitetet prioritare në Dhomën Ligjvënëse në periudhën e ardhshme, njoftojnë nga shtypi i Kuvendit.

Aggeler theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut gjithmonë do të ketë mik dhe mbështetës të madh SHBA-në.

Mitreski, thuhet në njoftim, falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-ja ia jap vendit tonë si në aspektin e proceseve reformuese, ashtu edhe në rrugën tonë të integrimit evropian drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian. Ai theksoi se qytetarët e Maqedonisë e vlerësojnë veçanërisht partneritetin strategjik me SHBA-në, i cili është shtyllë për bashkëpunimin e fortë bilateral ndërmjet dy vendeve.

“Të dy bashkëbiseduesit iu referuan prioriteteve të Kuvendit në periudhën në vijim, përkatësisht deri në fillimin e fushatës zgjedhore, por e theksuan edhe nevojën e dialogut parlamentar ndërmjet deputetëve të shumicës parlamentare dhe opozitës, që është kryesor për punën efikase të Kuvendit.

Kryetari Mitreski theksoi se Kuvendi në periudhën e ardhshme do të punojë intensivisht, obligim i tij është që propozimet që vijnë në Kuvend t’i procesuojë, pavarësisht nëse propozues është Qeveria ose grup deputetësh.

Ai theksoi se për herë të parë pas 16 vite po mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare, që do të thotë se Kuvendi do të punojë deri në fillimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, përkatësisht deri në fillim të prillit. Kjo lë hapësirë të mjaftueshme për të përfunduar procedurën për më shumë zgjidhje të rëndësishme ligjore”, njoftojnë nga Kuvendi.

TË FUNDIT
15 minuta
Rritet për 8.3% numri i turistëve në Maqedoninë e Veriut
15 minuta
Dyftyrësia ka emër, BDI
39 minuta
VLEN nuk heq dorë nga Akademia Shqiptare, krerët e komunave takojnë përfaqësuesit e Akademisë (Video)
55 minuta
Për një javë Dogana e Maqedonisë sekuestroi bizhuteri të arit, ilaçe, rroba e cigare
2 orë
Kontrolle të jashtëzakonshme në këndet e lojërave, 13 mbyllen përkohësisht, 32 dënohen me gjobë

ME TE LEXUARA

1 ditë
Ministri i Kulturës paralajmëron hapjen e dy muzeve në Kalanë e Shkupit
18 orë
Detaje nga të shtënat në Çair, ja për çka bëhet fjalë, 35 vjeçari i plagosur
1 ditë
Mickoski, Mucunski, Murtezani dhe Toshkovski në samitin e Procesit të Berlinit
2 orë
Ahmeti: Lajm i jashtëzakonshëm nga Luksemburgu për Shqipërinë, shqiptarët dhe rajonin
24 orë
“Assesi të zgjidhet mungesa me tekstet shkollore”

LEXO MË SHUMË

Carshia_turist Shkup

Rritet për 8.3% numri i turistëve në Maqedoninë e Veriut

Adnan Azizi

Dyftyrësia ka emër, BDI

vlen-akademia-696x426

VLEN nuk heq dorë nga Akademia Shqiptare, krerët e komunave takojnë përfaqësuesit e Akademisë (Video)

dogana kufi maqedoni

Për një javë Dogana e Maqedonisë sekuestroi bizhuteri të arit, ilaçe, rroba e cigare

kende-lojerash-

Kontrolle të jashtëzakonshme në këndet e lojërave, 13 mbyllen përkohësisht, 32 dënohen me gjobë

ali ahmeti fronti

Ahmeti: Lajm i jashtëzakonshëm nga Luksemburgu për Shqipërinë, shqiptarët dhe rajonin

policia shkup naten mpb

Kumanovë/ 70-vjeçari dyshohet për abuzim seksual me një fëmijë 13-vjeçar, arrestohet dhe lihet sërish i lirë!

vmro-bdi

VMRO: BDI të ndalojë me manipulime

Bujar Osmani

Osmani: Sa do le të flasin që shqiptarët e kanë dëmtuar interesin maqedonas! Unë e kam defokusuar debatin në Bullgari, nga çështja e gjuhës dhe identitetit e kam sjellë në çështje të 3500 bullgarëve këtu

INFO

NA NDIQ