Shumica në pushtet është stabile, ndërsa kjo u pa edhe në votimin për shkarkimin e ministrave të Aleancës për Shqiptarët, deklaroi kryetari i Kuvendit Jovan Mitreski në intervistën për MIA-n.
“Po. Kjo u pa edhe në votimin për shkarkim. Do të thotë, kur e përmendni tashmë Aleancën për Shqiptarët, në këtë moment kam informacion se nga tetë gjithsej deputetë të grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, gjashtë deputetë në mënyrë strikte dhe drejtpërdrejt e mbështesin këtë këtë koalicion në pushtet”, theksoi Mitreski.
I pyetur për Kodin Zgjedhor në përputhje me vërejtjet e OSBE/ODIHR-it, ai pret të arrihet një konsensus mes të gjitha grupeve parlamentare.
“Kam informacione se po zhvillohen egociata, se janë afër një konsensusi, veçanërisht në fushën e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, nuk kam dëgjuar deri më tani që të ketë vërejtje. Sigurisht atje hapen edhe çështje të tjera për të cilat pritet të sigurohet konsensus. Pres që grupet parlamentare të propozojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor të paktën aty ku kanë konsensus, të paktën ato të jenë vërejtjet e OSBE/ODIHR të përfshihen në Kodin Zgjedhor të propozuar. Kur t do ta marrë si tekst të nënshkruar nga të gjithë koordinatorët e grupeve parlamentare, që do të thotë se nënshkrimi i të gjithë koordinatorëve do të thotë konsensus i siguruar, atëherë do ta vendos menjëherë atë propozim në seancën e ardhshme që të mund të votohet deri në ditën e mbajtjeve të zgjedhjeve”, thotë Mitreski.
Në intervistën për MIA-n, e cila do të publikohet mëngjesin e sotëm, ai flet për atë se nëse shumica në pushtet është stabile, nëse dhe kur do të zgjidhet anëtari i KSHZ-së, a do të miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe për atë nëse nesër do t’i shpallë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.