Mjaftë heshtëm, nëse e duam një Albin në Maqedoni

0

Amir Imeri
Intelektualët në Kosovë me guximin e tyre arritën ta marrin fatin e tyre në dorë!
Po këta intelektual në Maqedoni, çkan që heshtin mo?! Pse?! Deri kur? Apo janë duke pritur me “sehir” të ndryshon ky fat?!
Deri kur fatin tonë tua lëm në dorë njerëzve me diploma të falsifikuara? Me fakultete të falura dhe kryera me “gojore”. Me emërime pa përvoj pune për drejtor,deputet e ministra?!

Po ejani ti heqim maskat e tua themi troç gjithë atyre që studentëve,profesorëve të ndershëm e intelektualëve të mirfillt u dalin para. E ti themi MJAFT, mjaftë më me ambicie të sëmuara!
Mjaftë se personaliteti Albin Kurtit nuk përballon njerëz që nuk din të flasin shqip, e lëre më gjuhë tjera!

Albini nuk ka ardhur nga facebooku, po nga mobilizimi praktik dhe realist.

Mjaftë heshtëm, nëse e duam një Albin në Maqedoni.
Dhuroni respekt njerëzve meritor dhe të ndershëm më shumë sesa injorantëve dhe kriminelëve, më shumë sesa atyre që diplomuan me 1001 lidhje, më shumë sesa atyre që nuk din të flasin shqip!