Për sonte janë anuluar të gjitha fluturimet dhe aterimet nga aeroporti i Shkupit.
Informacioni është i disponueshëm në faqen e internetit të aeroportit, përcjell INA.
Shkak për këtë është bërë mjegulla e dendur dhe dukshmëria e zvogëluar në luginën e Shkupit.
Tashmë po qarkullojnë informacione se për më shumë se 40 minuta sonte një aeroplan ka qarkulluar mbi Shkup dhe nuk ka mundur të ulej, kështu që është devijuar për në Prishtinë.(INA)