Për shkak të mjegullës në luginën e Shkupit, disa nga fluturimet e mëngjesit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit do të vonohen, sipas të dhënave nga ueb-faqja e aeroportit.
përveç në Shkup, mjegulla e dendur ka zvogëluar dukshmërinë edhe në Pollog, Pellagoni, Kumanovë, në pjesën qendrore të vendit.
Në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve, AMLM informon se dukshmëria e rrugëve Tetovë – Grupçin, Manastir – Prilep, Shkup – Kumanovë dhe Shkup – Veles është zvogëluar në 20-30 metra.
Në luginën e njohur si të Vardarit, përfshirë sidomos Shkupin, do të vazhdojë të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta me intensitet të ndryshueshëm, sidomos në orët e natës dhe të mëngjesit, si dhe ulje të temperaturave gjatë ditës.(INA)