Mjekët amë kanë protokollin për trajtimin e pacientëve me ilaçin Ivermektin

0

Ilaçi Ivermektin tashmë ka mbërritur edhe në barnatoret në Maqedoninë e Veriut, megjithëse nuk është në listën pozitive të ilaçeve të mbuluara nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë ka rekomanduar qytetarët që të mos e përdorin pa këshillën e mjekëve dhe rekomandimin e tyre për ta tërhequr me recetë.
Kolegjiumi i ekspertëve të Klinikës Universitare për Pulmonologji dhe Alergologji dhe Covid – qendrat brenda bllokut të mjekësisë së brendshme, kanë përgatitur një mendim për përdorimin e Ivermektin tek pacientët me Covid-19, dhe protokolli përmes Dhomës së Mjekëve tashmë u është dërguar mjekëve amë.(INA)