Mjekët kërcënojnë me bojkot të përgjithshëm, kërkojnë paga më të larta

Iliria News Agency
Iliria News Agency

5 Maj, 2023

Asgjë nga rritja e premtuar e pagave të personelit mjekësor. Ministria e Financave ende nuk ka dhënë dritë jeshile që pagat e punonjësve në shëndetësi të rriten nga muaji prill. Lidhja e Sindikatave si dhe Sindikata e Qendrës Klinike kërcënojnë me bojkot të punës derisa pushteti shprehet i shurdhër lidhur me kërkesat e tyre.

“ Për momentin po ndodh ajo më e keqja më e rrezikshmja, që quhet “bojkot I bardhë” që do të thotë demotivim I të punësuarve, që do të thotë ata I shtyjnë intervenimet, nuk janë të interesuar për punë dhe kjo është ajo e keqja që po ndodh në sistemin shëndetësor. Bojkoti I bardhë është më I rrezikshëm nga bojkoti I përgjithshëm , ai demotivim do të thotë dhe mos interesim I të punësuarve në pjesën e detyrimeve që kanë t’I kryejnë”, tha Ljubisha Karanfillov, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Sindikalistët shprehen të revoltuar me rritjen marramendëse të pagave të funksionarëve.

“Një mjek kirurg, apo një specialist krahasuar me një funksioner pagat I kanë 3 me 1 , në kësi shteti të varfër social, a ka dikush sens për shëndetësinë, a dëshirojnë dhe a na duhet shëndetësia publike ku 90% e qytetarëve shërohen në Klinika të shtetit apo duhet të gjithë të ikin tek privatët? Të demoralizuar jemi të gjithë që nga profesorët, mjekët, infermieret, I gjithë kuadri mjekësor”, u shpreh Predrag Serafimovski, Sindikata e Qendrës Klinike – Shkup.

24:03 “ Ajo që po ndodh rritja prej 78% e funksionerëve, ndjehemi të retarduar. Do gjejmë mënyra për të bojkotuar, ta dini! Nëse nuk janë të kënaqur me shëndetësisë publike, le ta mbyllin, ne jemi të gatshëm të ristrukturohemi, porn ga ana tjetër nuk ofrojnë asgjë”, deklaroi Stojka Nakeska, Sindikata e Qendrës Klinike – Shkup.

Punonjësit shëndetësor kërkojnë rritje prej 3 mijë denarësh për infermieret dhe personelin e mbetur shëndetësor dhe 2 mijë denarë për mjekët. Kjo rritje, buxhetit për një vit do t’i kushtonte rreth 8 milion euro, derisa rritja e pagave të funksionarëve nga buxheti tërheq mbi 15 milion euro në muaj. /Alsat

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

veriu i kosoves zvecan

Sulmohet vetura e policisë me mjete të forta nga protestuesit në Zveçan

gjykimi-spitali-modular-tetov-florin-besimi

Vendimi për zjarrin në Spitalin Modular/ Besimi: Nuk e kam të qartë aktvendimin, jam i pafajshëm

2FA6E074-7C03-40D7-A5F8-CF38916EFFBC

Rreth 100 nxënës të helmuar në veri të Afganistanit

spasovski

Spasovski për alarmet e rreme për bomba: Me protokollet e reja u intensifikuan hetimet dhe arritëm në rezultate

5F921A58-1701-4340-826E-7AA7411464BC

Arifi për debatin në parti: Shokët tanë është mirë që bashkërisht me ne, ta përkujtojnë rëndësinë e BDI-së edhe në Ballkan

ali-ahmeti-2

Ali Ahmeti: Pres që për 3-4 vite të bëhemi pjesë e BE-së

policija-1-800x445

MPB: Trafikimi i migrantëve – arrestohen 10 persona!

fature-market

Qytetarët: Çmimet janë të papërballueshme, “shkrirja” nuk ndryshoi situatën

67B35831-5425-436A-B184-D5AF8643A911

Rrustemi: Garantojmë se për katër vite dhe shtatë muaj do të ndërtohen 110 kilometra autostradë në korridoret

INFO

NA NDIQ