Mjeku amerikan beson se së shpejti do të shpëtojmë nga maskat

Robert Redfield beson se nëse do të marrim aprovimin e disa vaksinave COVID-19, “ne do ta lëmë këtë pas vetes” duke treguar maskën.

Mjeku, drejtori i Qendrave të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në SHBA, tha se nuk ishte gjithmonë aq i sigurt se do të kishim një vaksinë të coronavirusit, raporton CNN.

“Nuk mendoja se do të kishim një vaksinë brenda disa vjetëve. Mendova se pjesa tjetër e karrierës sime në CDC do të kalonte duke luftuar COVID-19”, tha ai.

“Tani unë mund të shoh nëse mund të marrim një vaksinë efikase ose dy apo tre, që në të vërtetë nga tani deri në verën e ardhshme”, pohoi ai.

“Ne duhet të festojmë kur kemi një vaksinë të suksesshme, të sigurt dhe efikase të virusit COVID-19”, tha doktori.

Ndryshe, sot është raportuar për ndalimin e testimit të një anti virusi tek njerëzit pasi një prej vullnetarëve ka pësuar dëmtime anësore.