Mjeku dhe ish-pjesëtari i UÇK-së nga Kumanova i bashkangjitet Aleancës për Shqiptarët

Picture of INA
INA

07/04/2024

Kandidati për president nga VLEN, Arben Taravari ka prezantuar edhe një prurje të re në radhët e Aleancës për Shqiptarët.

“Edhe një aderim në Aleancën për Shqiptarët, mirësevjen Driton Bilalli. Driton Ismail Bilalli, ish luftëtar i UÇK-së dhe mjek specialist i transfuziologjisë, ka vendosur t’i bashkangjitet Aleancës për Shqiptarët. Si transfuziolog i parë shqiptar në Kumanovë, me prejardhje nga një familje e shquar patriotike, Dritoni është një figurë e rëndësishme në komunitetin tonë që sot i bashkohet Ndryshimit të Madh.

Në vitin 2001, në ditët e para të luftës, Dritoni ndërpreu studimet në Prishtinë për t’iu bashkangjitur radhëve të UÇK-së në vendlindjen e tij, në Vaksincë. Shërbimi i tij si teknik mjekësor në UÇK bëri që ai të shkruajë një pjesë të veçantë të historisë. Gjithashtu gjyshi i tij, Faik Bilalli, ishte njëri nga ushtarët më të moshuar në Rajonin e Karadakut, i cili iu bashkangjit UÇK-së, duke treguar vendosmërinë dhe devotshmërinë për lirinë e vendit.

Me një përvojë të pasur në fushën e mjekësisë, i trajnuar për diplomaci pranë Akademisë Diplomatike në Tiranë, si dhe një trashëgimi të rëndësishme intelektuale dhe patriotike, Dritoni ka vendosur të përfshihet aktivisht në ndryshimet pozitive për shoqërinë tonë. Besimi i tij në nevojën për të mbrojtur identitetin kombëtar dhe të ardhmen e rinisë shqiptare, e bën atë një pjesë të çmuar të Aleancës për Shqiptarët. Ia VLEN!”, ka shkruar Taravari. (INA)

TË FUNDIT
37 minuta
Agjencia e postave do ta prezantojë gjendjen e tregut postar në RMV
43 minuta
Mexhiti: Nga 18 deputetë të Frontit, 3-4 deputetë me një këmbë janë pjesë e shumicës së re
44 minuta
Paradite mot me diell, pasdite shi i rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima
2 orë
Mexhiti: Unë dhe Taravari besoj që do të jemi në ekzekutiv, liderët kësaj radhe nuk do të rrijnë në Reçicë
9 orë
Arben Taravari: Ta mbështesim fuqishëm Muharrem Salihun për eurodeputet

ME TE LEXUARA

1 ditë
Deputetës së LSDM-së i pengon se pse Gashi deklaratën solemne fillimisht e lexoi në gjuhën shqipe
9 orë
Arben Taravari: Ta mbështesim fuqishëm Muharrem Salihun për eurodeputet
20 orë
Lloga: Dhuna e numrave nga komuniteti shumicë në Maqedoninë e Veriut ka dhuruar vetëm pasoja për shqiptarët
17 orë
Mickoski i përgjigjet Ahmetit: Mos bëjë si fëmijë i lazdruar
1 ditë
Paradite mot me diell, pasdite shi i rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima
2 orë
Mexhiti: Unë dhe Taravari besoj që do të jemi në ekzekutiv, liderët kësaj radhe nuk do të rrijnë në Reçicë
20 orë
Fronti Europian në opozitë? Shaqiri: 130 mijë votues do ta mbrojnë të drejtën e tyre në çdo mënyrë, në çdo formë! Presim dorëzimin e mandatit
16 orë
Uji në Kumanovë prej sot mund të pihet

LEXO MË SHUMË

posta-780x439-1

Agjencia e postave do ta prezantojë gjendjen e tregut postar në RMV

Izet Mexhiti

Mexhiti: Nga 18 deputetë të Frontit, 3-4 deputetë me një këmbë janë pjesë e shumicës së re

Moti_26-780x470-1

Paradite mot me diell, pasdite shi i rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima

opozita shqiptare vlen len taravari gashi, kasami, mexhiti

Mexhiti: Unë dhe Taravari besoj që do të jemi në ekzekutiv, liderët kësaj radhe nuk do të rrijnë në Reçicë

IMG_2555

Arben Taravari: Ta mbështesim fuqishëm Muharrem Salihun për eurodeputet

dejvid daviv gir geer

Geer: Qeveria e re ta vazhdojë rrugën europiane të vendit

IMG_2550

Visar Ademi: Për fat të keq në 20 vitet e kaluara politikanët shqiptarë më tepër kanë shikuar llogaritë e tyre bankare se sa të drejtat tona

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Ministria e Drejtësisë: Dënojmë gjuhën denigruese të VMRO-së ndaj institucioneve shtetërore

qeveria-750x430

Qeveria e re do të shtohet me ministri të reja

INFO

NA NDIQ