Kryetari i LD-së, Izet Mexhiti ka promovuar një prurje të re në radhët e partisë së tij.
“Me kënaqësi Ju njoftojmë që në rradhët e Lëvizjes Demokratike na shtohet një person me virtyte të larta dhe profesional në veprimtarinë që e ushtron. Bëhet fjalë për Kryeshefin e repartit të urologjisë në Spitalin Klinik të Tetovës, dr. Erzen Elezi – Kirurg-urolog dhe njëkohësisht këshilltarë në Këshillin Komunal të Komunës së Tearcës. Doktor Erzenit i urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë rrugëtim”, theksoi Mexhiti.(INA)