Mjeku i njohur Sabit Brokaj: Ja kur do të shuhet koronavirusi

0

Mjeku i njohur kardiolog prof.dr Sabit Brokaj shprehet se rritja e temperaturave shkurton jetën e koronavirusit.

“Flitet në mënyrë pozitive për testimin. Është mirë për më shumë informacion, por në përfundim trajtimi i sëmundjes fillon me izolimin. Moshat e reja janë më të mbrojtura. Kjo është statistikisht e dukshme në çdo vend. Rritja e temperaturave pret jetëgjatësinë e virusit. Unë mendoj se viroza me kohën do të shuhet”, tha Brokaj për News24.

Ai ka qenë Ministër i Shëndetësisë i Shqipërisë në vitin 1991 si dhe Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë gjatë viteve 1997 – 1999. Njihet si një nga specialistët më të dalluar të kardiologjisë në Shqipëri. Brokaj ishte një nga mjekët e ekipit që ndiqte 24 orë shëndetin e Enver Hoxhës. (INA)