‘M’ka lënë Arbenita, jam duke vuajtur’! Fero reagon pas ndarjes me nota tallëse

Reperi i njohur Fero Fero ka konfirmuar ndarjen nga Arbenita duke përdorur nota ironizuese dhe tallëse në një video live në rrjete sociale.

Ai është shprehur se Arbenita e ka lënë dhe se po e vuan ndarjen.

“M’ka lënë Arbenita, jam duke vuajtur. Jam duke vuajtur. Kismet Arbenitës do ja bëj 10 muzika se jam duke vuajtur”, është shprehur reperi në live.

Lajmi për ndarjen e tyre u bë i ditur ditën e djeshme pasi modelja publikoi një video ku tregonte se i kishte shkruar Neymar. Menjëherë u vu re se ajo dhe Fero nuk ndiqeshin më në rrjete sociale.