Modelja Anxhela Martini zbulon shumën e dhuruar për të prekurit nga tërmeti

0

Modelja Anxhela Martini dhuron 30 mijë euro për të prekurit nga tërmeti. “Tragjeditë qenkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde…dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin tim. Ndoshta shumë gjëra koha do të na ndihmojë t’i harrojmë, por e sigurt që nuk do të harrojmë këtë forcë dhe solidaritet që kemi treguar ne si komb dhe të gjithë miqtë tanë për ne në këto ditë dhimbje,”, theksoi Anxhela Martini.