Modelja e njohur dyshohet se u sulmua fizikisht nga banorja e Bigut dhe motra e saj – pamjet të rënda

Picture of INA
INA

09/08/2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e martë në kryeqytet. Me një postim në Instagram, Klea Prenga ka ndarë disa pamje të rënda nga një sulm i papritur teksa ajo po darkonte në një restorant.

Prenga thotë se dikush e goditi nga pas dhe i theu gotën në fytyrë. Pas sulmit vajza ka marrë një mesazh në telefon ku thuhej se sulmin e kishte dhuratë nga Mariela Berisha, motra e Antonela Berishës.

Dyshohet se sulmi ka ndodhur pasi Prenga ka hyrë në familjen e motrës së Antonelës.

“Mua nuk ma prishin dot imazhin fundërrina si ju që ju njeh e gjithë Shqipëria. Ti nuk ke familje vajzë e dashur që të të hyet në mes.” shkruan Prenga.

Më tej Klea thotë se regjistrimet e kamerave janë në dorën e autoriteteve dhe se do të publikohen së shpejti. Gjithashtu ajo bën me dije se Policia po heton çështjen.

Fjala e plotë:

Të martën, rreth orës 21:30, teksa isha duke ngrënë qetësisht në një restorant në Tiranë, u përballa me një sulm të papritur dhe të dhunshëm. Dikush më goditi nga pas dhe më theu një gotë në fytyrë ndërsa po haja. Dëmtimet janë të rënda dhe kam shpëtuar për një qime. Tronditja e asaj nate është e paimagjinueshme.

Sulmi u krye nga Mariela Berisha dhe Antonela Berisha. As ato dhe askush tjetër nuk mund ta shkatërrojë fytyrën dhe imazhin tim. Më vjen keq për to, sepse e tyrja është e shkatërruar me kohë.

Nga anët tona as hasmi nuk goditet duke ngrënë. Po të ishe aq gangstere sa të duket vetja, do më kishe ardhur përballë. Sa për mesazhin kërcënues që ke dërguar pasi ke kryer sulmin. Mua nuk ma prishin dot imazhin fundërrina si ju qe ju njeh e gjithë Shqipëria. Ti nuk ke familje vajzë e dashur që të të hyet në mes. Ti del e tregon përralla nëpër media për jetën tënde.

Femra xheloze si puna juaj meritojnë të izolohen në një spital mendor, sepse as sulmet e juaja të dhunshme nuk do të mundin të më shkatërrojnë mua apo jetën time. Femra si puna juaj janë mësuar me jetën e rrugës dhe aq kapacitet keni sa të arrini në veprime të tilla jo njerëzore.

Por mua nuk ma prishni dot identitetin dhe vlerat e mia sepse vij nga një familje me vlera dhe integritet dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë. Do jua çjerr maskën shumë shpejt. Regjistrimet e kamerave janë në dorën e shtetit dhe do të publikohen së shpejti.

Jam mirënjohëse që jam ende këtu dhe se nuk përfundoi më keq. Policia po heton ngjarjen, dhe shpresoj që drejtësia të vihet në vend. Ky sulm nuk do të më ndalojë; përkundrazi, do të më bëjë më të fortë dhe më të vendosur.

TË FUNDIT
10 orë
Kiara Tito jep lajmin e madh (video)
12 orë
Luiz Ejlli lajmërohet nga berberi me një këngë tjetër (video)
1 ditë
VIDEO/ “Na ka marrë malli për Lunën”, Kiara Tito iu tregon ndjekësve sa është rritur vogëlushja
1 ditë
Luiz Ejlli vjen me një këngë të bukur nga veranda e tij (video)
2 ditë
Bill Gates: Ja ç’më bën ta humbasë gjumin…

ME TE LEXUARA

12 orë
Luiz Ejlli lajmërohet nga berberi me një këngë tjetër (video)
10 orë
Kiara Tito jep lajmin e madh (video)

LEXO MË SHUMË

kiara

Kiara Tito jep lajmin e madh (video)

luizi

Luiz Ejlli lajmërohet nga berberi me një këngë tjetër (video)

kiara

VIDEO/ “Na ka marrë malli për Lunën”, Kiara Tito iu tregon ndjekësve sa është rritur vogëlushja

luiz ejlli

Luiz Ejlli vjen me një këngë të bukur nga veranda e tij (video)

bill

Bill Gates: Ja ç’më bën ta humbasë gjumin…

marina-getoari

Ndodh e papritura, Marina kthehet në Top Channel

fero arbenita

“Pasaporta e falsifikuar”/ Fero ngriti akuza për rrëmbimin e vajzës, gjykata nis hetimin ndaj Arbenitës

einxhel1e-1

Dj Dagz po merr këtë epitet për herë të parë

fero

“Mjerë ata që kalojnë periudha të vështira dhe s’kanë me çka të rehabilitohen”, thotë Fero

INFO

NA NDIQ