Modric zbulon detaje të panjohura: Ronaldo dhe Mourinho ishin afër një përleshje fizike!

0

Është gazeta italiane Corriere Dello Sport që ka zbuluar një pjesë të libirit autobiografik të Modric, “A mi Manera” (Rruga ime).

Në këtë rrëfim të Modric, tregohet edhe një zënkë mes Jose Mourinhos dhe Cristiano Ronaldos, e cila ishte afër të përfundonte me përleshje.

“Isha i befasuar nga reagimi i Mourinho. Po fitonim me rezultat 2:0 në Kupën e Mbretit. Ronaldo nuk e ndoqi kundërshtarin e tij gjatë një rivënieje anësore dhe Jose ishte shumë i zemëruar me të. Ata të dy u zunë për një kohë të gjatë në fushë”, ka shkruar kroati, përcjell lajmi.net.

“Në zhveshtore pas pjesës së parë, unë e pashë Ronaldon të dëshpëruar, pothuajse duke shpërthyer në lot. Ai tha: “Unë po e jap maksimumin dhe ai vazhdon të më kritikojë”. Mourinho hyri dhe nisi ta kritikonte portugezin për përgjegjësinë e tij gjatë ndeshjes.

“Ata të dy u zemëruan aq shumë nga ajo zënka saqë vetëm ndërhyrja e bashkëlojtarëve të tjera arriti ta ndalë një rrahje të vërtetë mes atyre dyve”.

Sot, të dy, Jose Mourinho dhe Cristiano Ronaldo nuk janë më pjesë e Real Madrid, ndërsa Luka Modric, me gjasë po kalon sezonin e fundit në ‘Santiago Bernabeu’./Lajmi.net/