Modriq do të qëndrojë në Real Madrid

0

Luka Modriq ka vendosur të qëndrojë në Real Madrid pavarësisht lidhjeve të vazhdueshme me Interin.

Zikaltrit besohet se kanë rënë dakord me kushte personale me kroatin, por Real Madrid këmbënguli se do të lejohet të largohet, vetëm nëse një klub tjetër paguan klauzolën e lirimit, prej 750 milion euro.

AS pretendon këtë pasdite se Modriq ka marrë vendimin e tij për të qëndruar, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa këtë mëngjes, në rrjete sociale, ai gjithashtu ka postuar një foto të tij duke u stërvitur me skuadren.

32 vjeqari në Kupën e Botës bëri shtatë paraqitje duke shënuar edhe dy gola dhe duke e fituar troefun e lojtarit më të mirë të atij edicioni.

Komentet

komentet