Modulari/ Hetimet për shkaqet e zjarrit, askund

Picture of INA
INA

18/03/2025

Gati 4 vite pas tragjedisë, hetimet që duhet të çojnë në zbardhjen e shkaqeve për zjarrin në Spitalin Modular ende nuk kanë përfunduar, shkruan Alsat.

Proces gjyqësor po zhvillohet vetëm për mungesën e aparateve kundër zjarrit në spitalin Modular.

Pas katër anulimeve të seancave gjyqësore si pasojë e mungesës së gjykatësit të lëndës Jordan Vellkovski por edhe mbrojtësve, sot ka filluar gjyqi për rastin e spitalit modular.

Rigjykimi ka nisur me gjykatës të ri, Rexhep Musa. Pas konstatimit të të pranishmëve, dy të akuzuarve ish drejtorit të Spitalit Florin Besimi dhe ish drejtorit ekonomik Artan Etemi por edhe mbrojtësve të familjarëve të viktimave, prokuroria ka lexuar aktakuzën ndaj dy drejtorëve por edhe ndaj subjektit ekonomik Spitali Klinik i Tetovës.

Kanë reaguar avokatët mbrojtës, të cilët pas kthimit të lëndës nga Gjykata e Apelit në Gostivar, kërkuan që të rishkruhet me qëllim që të saktësohet, por prokuroria nuk pranoi kërkesën me arsyetimin se bëhet fjalë për ndryshime në vetëm dy reshta.

Seanca e parë dëgjimore filloi me prezantimin e dëshmive nga prokuroria, që sipas palës mbrojtëse, shumica e tyre rezultonin pa vula dhe pa nënshkrime për atë se cili institucion ka përgatitur dëshmitë. U prezantuan edhe dëshmitë elektronike, si materiale 3D dhe video materiale nga djegia e modularit.

Deri tek rigjykimi i rastit erdhi pas ankimimit në gjykatën e Apelit në Gostivar, ktheu lëndën për rishqyrtim, me arsyetimin se, Gjykata e Tetovës “nuk ka vepruar me kujdesin e duhur që të mund t’i vërtetojë të gjitha faktet juridike relevante” dhe se “Aktgjykimi është i paqartë, i pakuptueshëm dhe i papërshtatshëm për shqyrtim”.

Në gjykimin e parë dy drejtorët e spitalit klinik të Tetovës u dënuan me nga një vit e gjashtë muaj burg me kusht, ndërsa subjekti u dënua me një milion denarë.

Nga akuza u lirua mjeku që ishte përgjegjës për qendrën e Kovidit Boban Vuçevski. Në 8 shtator të vitit 2021 nga zjarri që shkrumboi Spitalin Modular të Tetovës humbën jetën 14 pacientë dhe familjarë të tyre të cilët ndodhen brenda objektit për t’u kujdesur për të afërmit e tyre.

Prej vitesh familjarët kërkojnë drejtësi./ Alsat.mk

TË FUNDIT

VIDEO/Pjesëtari i Grupit të Kumanovës u largua me forcë nga policia në burgun e Idrizovës gjatë takimit me familjarët – flet avokati

Fotot me instruktorin çuan në ndarjen mes Gjestit dhe Eglit? Zbuloni detajet… (FOTO)

FOTO/Ish kampioni i Malit të Zi e ndryshoi stemën me ngjyrat e flamur shqiptar, kjo i pengon ish lojtarit të Cërvena Zvezdës

Presidenti Milatoviq nuk e dekretoi ligjin që mundëson dhënien me qira të Plazhit të Madh në Ulqin

AAK-ja kërkon ndihmën e Trumpit për zgjidhjen e ngërçit politik: S’jemi të zot ta bëjmë vetë

Zvicra me pagat më të larta në botë,ja në cilin vend është Kosova

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË