Mojsillovic: Kemi mbështetjen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë

0

Milan Mojsillovic, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura serbe, ka thënë se Rusia është një partner strategjik i Serbisë dhe në këtë mënyrë sipas tij, do të vazhdojë mbështetja e saj.

Mojsillovic, ka deklaruar se Serbia ka mbështetjen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë, njoftoi Novosti.

“Ne kemi marrë mbështetje nga udhëheqja ushtarake ruse se si po veprojmë në lidhje me Kosovën. Sigurisht, ne jemi veçanërisht të interesuar për sigurinë e serbëve, jo vetëm në veri të Kosovës, por në të gjithë krahinën”, është shprehur ai

Serbia dhe Rusia dukshëm i kanë forcuar marrëdhëniet e tyre në fushën e sigurisë.

Ditë më parë Rusia i ka dhuruar ushtrisë së Serbisë disa autoblinda, ndërkaq ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka paralajmëruar edhe blerjen e disa helikopterëve ushtarakë nga Rusia.