Moldavia “bën lëmsh” grupin e kualifikueseve të Euro 2024, triumfon ndaj Ishujve Faroe dhe parakalon momentalisht Shqipërinë

ina-online
ina-online

10 Shtator, 2023

Situata në grupin E të kualifikueseve të Euro 2024 sa vjen e bëhet më komplekse, teksa Moldavia triumfoi minimalisht 0-1 ndaj Ishujve Faroe, në takimin e mbajtur në Tórsvøllur (Torshavn).

Vendasit kontrolluan lojën në pjesën e parë, duke patur disa raste të mira shënimi dhe duke mbajtur kundërshtarin të mbyllur në zonë, por pa mundur dot të realizonin golin e avantazhit. Mysafirët shënuan në minutën e 53-të me mbrojtësin Vadim Rata, i cili u tregua i saktë para portierit Mattias Lamhauge.

Djemtë e Serghei Clescenco mbrojtën me fanatizëm deri në fund rezultatin, për të marrë fitoren që i dërgon ata në vendin e dytë me 8 pikë, një pikë më shumë se Shqipëria e vendit të 3-të, me përfaqësuesen kuqezi që luan në darkë ndeshjen e vet.

4e

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

azem azemi karate

Azem Azemi, medaljen e artë ja kushtoj gjyshes sime të ndjerë

Jurgen Klopp

Goli i anuluar i Diazit, vjen deklarata zyrtare e Liverpullit

kombetarja fitore shqiperi

Çka thonë bastet, Çekët favoritë ndaj Shqipërisë

decici

Deçiqi gjunjëzon Buduçnostin! Skuadra shqiptare lider në Kampionatin e Malit të Zi

Lewandovski levandovski

Lewandowski, i dëshiruari nga klubet arabe

Armend Destani

Reagon kryetari i KF Bashkimi nga Kumanova, Armend Destani për incidentin ndaj Sasës, ka një kërkesë për Komisionin Disiplinor (VIDEO)

klubi karate kumanove bashkimi

Klubi “Bashkimi2002” nga Kumanova shkëlqen në turneun ndërkombëtar, 8 medalje të arta

raphina-rafinja

“Goditet” Barcelona, Raphinha do të mungojë gati një muaj

myrto uzuni

Lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare, Uzuni grumbullohet me Granadan për ndeshjen e sotme

INFO

NA NDIQ