‘Moldavia e fortë, por ne kemi besim’, Muja e Gjasula para aktit final: Jemi shumë të fokusuar

INA
INA

14/11/2023

Djemtë e Kombëtares janë gati për dy sfidat e fundit kualifikuese ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për Kampionatin Europian ‘Gjermani 2024’. Grumbullimi ka nisur dhe atmosfera brenda grupit është shumë pozitive.

Synimi i vetëm është arritja e objektivit madhor, finalet e Europianit “Gjermani 2024“. Arbnor Muja dhe Klaus Gjasula në një prononcim të dhënë për fshf.org tregojnë se janë gati për aktin final.

Sulmuesi kuqezi Arbnor Muja vlerësoi ekipin e Moldavisë, dhe bëri thirrje për mbështetje nga tifozët kuqezi për të siguruar kualifikimin dhe për ta kthyer në festë ndeshjen e fundit me Ishujt Faroe në “Air Albania“.

“Si çdo herë jemi përgatitur dhe jemi shumë të fokusuar. Kjo është finalja jonë. Në këto kualifikuese jemi përgatitur mirë, ta shohim se si do të vazhdojë ecuria edhe në këto ndeshje. Nuk mendoj që duhet të ndryshojmë dhe të dalim më shumë apo më pak nga vetja, nëse vazhdojmë me këtë ecuri që kemi pasur nuk besoj se do të hasim probleme. Futbolli gjithmonë ka vështirësi dhe mendoj që ekipi që kemi, grupi që kemi ka shumë cilësi dhe zemër dhe besoj se do të dalim me fitore. Fuqia jonë janë tifozat kuqezi, tifozat e kombëtares, jemi shumë krenar për ta dhe shpresoj që t’i gëzojmë në dy ndeshjet e fundit, së pari me Moldavinë dhe pastaj ta bëjmë festën e madhe në Tiranë “ – përfundoi Arbnor Muja.

Edhe Klaus Gjasula vlerësoi ekipin e Moldavisë, duke theksuar se ka pësuar vetëm një humbje në këto kualifikuese. Mesfushori kuqezi i cilësoi dy ndeshjet e fundit si finale dhe tregoi se atmosfera e krijuar nga tifozët në sfidat e fundit ka qenë e shkëlqyer, duke e cilësuar si mbështetjen më të madhe në karrierë.

“Ne e kemi parë të gjithë që Moldavia është një kundërshtar shumë i fortë, nuk kanë humbur asnjë ndeshje, e kemi mundur vetëm ne në Tiranë. E dimë që ndeshja është shumë e rëndësishme si një finale. Të dy ndeshjet e radhës janë si finale për ne. E dimë që është ndeshje shumë e vështirë, por ne kemi vetëbesim. Kemi zhvilluar një fushatë kualifikuese shumë të mirë dhe jemi gati për këtë ndeshje. Duhet të bëjmë detyrat tona, duhet të jemi gati. Duhet të kemi vetëbesim dhe të vazhdojmë të punojmë si çdo herë. Jemi shumë të motivuar, me thënë të drejtën muajt e kaluar, ndeshjet në Tiranë dhe jashtë mbështetja ka qenë e shkëlqyer. Unë vetë nuk kam ndjerë ndonjëherë në karrierën time një mbështetje të tillë dhe ka qenë shumë gjë e mirë, prandaj dhe paraqitjet e skuadrës kanë qenë shumë të mira. Mbështetja është shumë e rëndësishme për ekipin tonë – përfundon Klaus Gjasula.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

fifa

Presidenti i FIFA-s: Messi shpresoj të luajë në Boterorin e ardhshëm

Messi Mesi Inter Miami

Presidenti i FIFA-s: Messi shpresoj të luajë në Boterorin e ardhshëm

Rennae Stubbs

Kjo grua ia përplas fytyrës, serbët të nervozuar

Armando Broja

Armando Brojës i kërkohet ta përshkruaj Ronaldon me tri fjalë, shqiptari befason me përgjigjen

Mbappe

Real Madridi me ultimatum për Mbappen

mario balotelli

Balotelli parashikon Grupin B, aty ku është Shqipëria

rocco Vata

I përfundon kontrata në mars, tre klube italiane pas lojtarit shqiptar

Pep Guardiola

Guardiola optimist se Manchester City do ta fitoj sërish Premierligën

messi

Lionel Messi zgjidhet atleti i vitit 2023

INFO

NA NDIQ