Moment historik për mjekësinë e Maqedonisë, metodë e re për operacione në tru!

Picture of INA
INA

21/10/2025

Gjatë javës së kaluar, në Klinikën e Neurokirurgjisë për herë të parë u krye një operacion në tru me ndihmën e sistemit të stereotaksisë (biopsi cerebrale stereotaktike me kornizë).

“Po shkruajmë një kapitull të ri në neurokirurgji. Është kënaqësi e madhe kur kemi zhvillim në institucionet publike shëndetësore, përmes aplikimit të metodave të reja. Bëhet fjalë për një procedurë minimalisht invazive që kryhet me ndihmën e një kornize që vendoset mbi kokën e pacientit. Më pas, me anë të llogaritjeve të veçanta tredimensionale, planifikohet me saktësi vendi i ndërhyrjes brenda kokës dhe merret material për analizë”,- deklaroi ministri i Shëndetësisë, Aliu.

Për të arritur këtë rezultat, i paraprinë përgatitje me një ekip ekspertësh nga Brazili, të udhëhequr nga prof. Manoel Jakobsen Teisheira nga Universiteti i Sao Paulos, si dhe inxhinieri Antonio Martos Kalvo.

Ekipi i punës që realizoi këtë ndërhyrje të rëndësishme përbëhet nga dr. Robert Shumkovski, dr. Ivica Kocevski, dr. Lulzim Agai (neurokirurg) dhe dr. Radmila Pangovska (anesteziologe).

“Një falënderim i veçantë për ekipin e sallave neurokirurgjikale dhe për departamentin për mbështetjen e vazhdueshme gjatë procesit të punës, si dhe për Klinikën e Radiologjisë për mbështetjen e pakushtëzuar në organizimin e procesit të punës. Kjo procedurë në të ardhmen ofron mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e neurokirurgjisë funksionale dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme neurodegjenerative, për të cilat pacientët tanë deri më tani janë dërguar për trajtim jashtë vendit”,- sqaroi drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë, dhe njëherit pjesë e ekipit, dr. Lulzim Agai.

TË FUNDIT

Krenar Lloga tërhiqet nga Aleanca për Shqiptarët e Selës: Vendimi nuk ishte i lehtë

PZAP: S’ka rivotim në Mitrovicë, shuhen shpresat e PDK-së

Distria Krasniqi e jashtëzakonshme, e artë në Zagreb

Big Brother rikthehet në Top Channel, por me një ‘fytyrë’ të re

E FUNDIT: Kallëzim penal kundër ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për keqpërdorim të detyrës zyrtare!

VLEN finalizon listën: Ja ndryshimet ministrore dhe pozitat kyçe që pritet të ndërrohen

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË