Liderët e rangut të lartë si duket “mbrohen mirë” nga anëtarët e sigurimit dhe më së miri e dëshmon një video e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan që po bën xhiron në rrjetet sociale.
Presidenti turk ishte duke mbajtur një fjalim në parlament dhe në atë moment i ra një grerëz në shpinë.
Një nga rojet e sigurisë është afruar menjëherë, ia hoqi grerëzën nga shpina dhe më pas e shtypi me këmbë kur insekti ra në dysheme.
Kamerat kapën të gjithë momentin epik, derisa videoja u bë virale në internet.
Erdogan qëndronte pa lëvizur kur po jepte fjalimin e tij dhe me sa duket nuk e kishte vërejtur fare se çfarë po ndodhte mbrapa.