Monedha që vlen më shumë se 2,300$

0

Një tregtar nga Brisbane, ka gjetur një monedhë jashtëzakonisht të rrallë me vlerë prej më shumë se 2300 dollarë.

Wayne Ryan, 40 vjeçar, ka zbuluar monedhën në një zonë lokale të shtunën në mbrëmje. Ai e zbuloi atë me anë të një detektori metalesh dhe menjëherë filloi gërmimin afër një pemë të madhe.

Nga rrënja e pemës ai nxori monedhën sovrane prej ari, nga viti 1885. Me figurë të Mbretëreshës Viktoria në moshë të re, nga njëra anë dhe në anën e pasme me pamjen e St’George, monedha është e bërë nga ari 22 karat dhe është një nga vetëm 1,486,000 monedhat që ishin emetuar në qytetin e Uellsit të Ri Jugor atë vit.

Këto monedha janë bërë për Mbretëreshën Victoria pothuajse çdo vit nga 1838 në 1901, me tre modele kryesore ku duket koka e Mbretëreshës dhe dy modele të kundërta.

Çmimi për monedhën e vitit 1885 fillon me 1,030 dollarë, por, nëse është në gjendje të mirë, mund të arrijë vlerë prej më shumë se 3,000 dollarë.

Ryan, i cili drejton një grup në Facebook, me emrin, Virgin Grounds Metal Detecting, tha se është shumë e rrallë që njerëzit të gjejnë moendha të tilla ari me detektorë metali.

“Nuk ka shumë prej tyre atje, unë jam shumë me fat,” u shpreh ai.

Ai tha se ky ishte ishte zbulimi më i madh i tij, gjatë dy viteve nga hobi si zbulues i metaleve.

Ashtu si të gjitha monedhat e tjera që ka gjetur, ai ka në plan të mbajë monedhën me vlerë për koleksionin e tij.